Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë…

ShkodraWeb 13 March, 2026
ardit cylybyli 2026

Të dashur anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Shkodër!

Pas zyrtarizimit të kandidaturës sime për Kryetar të PD, Dega Shkodër, nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, fillimisht dëshiroj t’ju drejtohem me respekt dhe mirënjohje të përzemërt për punën dhe përkushtimin tuaj ndër vite në shërbim të familjes tonë politike dhe vlerave që ajo përfaqëson.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një Parti Demokratike të bashkuar, të fortë dhe të hapur ndaj çdo demokrati e qytetari. Fryma e ekipit në struktura, motivimit dhe besimit tek vlerat dhe parimet e familjes sonë politike është hapi i parë për të ndërtuar një opozitë të fuqishme dhe të besueshme për bashkëqytetarët tanë. Synimi im është që PD Shkodër të jetë sa më pranë qytetarëve, më e hapur ndaj shqetësimeve dhe problemeve të tyre, duke ndërtuar ura komunikimi të forta në çdo lagje, njësi administrative e çdo komunitet, me çdo demokrat, nga të rinjtë e deri tek kontributorët ndër vite që janë themeli i forcës tonë politike. Vetëm duke qenë pranë qytetarëve mund të rikthejmë besimin dhe mbështetjen që kjo PD ka pasur gjithmonë në Shkodër.

Për mua kjo është një përgjegjësi që sigurisht vjen pas një besimi që Partia Demokratike dhe mbështetja e qytetarëve të Shkodrës, më kanë dhënë edhe në detyrat e mëparshme si: N/Kryetar i Bashkisë Shkodër për 3 vite, Drejtues seksioni dhe grupseksioni në PD, kandidat për deputet si dhe Drejtues i Departamentit të Sportit në FRPD e Shqipërisë. Drejtimi i degës lokale të PD në një qytet si Shkodra e kulturës dhe traditës, bastion i demokracisë, zemra e zhvillimeve të mëdha politike që sollën për Shqipërinë ndryshimin e shumë pritur pas viteve të erreta të diktaturës, për mua do të jetë përgjegjësi, sfidë e privilegj për të dhënë më të mirën me angazhim maksimal.

Si opozitë kemi përpara sfida të mëdha, por edhe një përgjegjësi të rëndësishme: të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve dhe të ndërtojmë një alternativë të fortë politike. Me një parti të bashkuar, me struktura të forta dhe me një program të qartë për zhvillimin e bashkisë tonë, jam i bindur se mund të arrijmë një fitore të merituar për Shkodrën dhe demokratët. Për këtë arsye kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë, të kësaj të diele 15 Mars 2026, në teatrin “Migjeni” ora 08-18;00, duke me dhënë votëbesimin për drejtimin e degës së PD Shkodër. Me bindjen se së bashku mund të ndërtojmë një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më pranë qytetarëve, të gatshme për sfidat e mëdha që kemi përpara. /Nga Ardit ÇYLYBYLI, kandidat për kryetar i PD Shkodër, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm
Artikull pasardhës: EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.