Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kërkesa e pazakontë 20 të burgosurve të Burgut të Burrelit: Duam rrogë ose ulje dënimi…

ShkodraWeb 21 May, 2018
burgu burrel

Të dënuarit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel kanë një kërkesë të veçantë. Ata kërkojnë ose ulje dënimi, ose pagën për punën që bëjnë në mjediset e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Këtë “privilegj” ata e kërkojnë pasi në burgjet e tjera të Shqipërisë aplikohet, ndërsa në atë të Burrelit nuk zbatohet. Janë më shumë se 20 të dënuar, të cilët i janë drejtuar ditë më parë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për uljen e dënimit 4.5 ditë në muaj ose përfitimin e pagës minimale që është 24 mijë lekë në muaj. “Në burgjet e tjera të vendit, çdo i dënuar që punon në mirëmbajtjen e terrenit, lulishte apo punë të tjera brenda rrethimit të jashtëm të burgut përfiton 4.5 ditë ulje dënimi, pra, afro 45 ditë në vit. Shto këtu dhe tre muaj kur sjellja vlerësohet korrekte.

Çuditërisht, kjo gjë nuk zbatohet vetëm në Burgun e Burrelit. Ndërsa në burgjet e tjera të vendit ne kemi dijeni se të dënuarit përfitojnë ulje dënimi për punët që kryejnë”, shprehen të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë. Mësohet se është hera e parë pas shumë viteve që ky shqetësim i të burgosurve po merret në konsideratë, madje, sipas burimeve, në projektligjin e ri të burgjeve do të përfshihet edhe pagesa e të dënuarve për punët që bëjnë ose ulja e dënimit. Sakaq, zyrtarë të Burgut të Burrelit theksojnë se çështja është më e ndërlikuar nga ç’mendohet, pasi kjo kërkesë e të dënuarve mund t’i kushtojë shumë financës së Drejtorisë së Përgjithshme.

“Të dënuarit e burgut tonë përfitojnë vetëm pak orë ajrim më shumë se të dënuarit e tjerë, ndërsa ulje dënimi dhe pagesë nuk ka. Ulja e dënimit është penguar nga një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vendim ky që zbatohet vetëm për Burgun e Burrelit. Nëse ndonjë i dënuar siguron avokat të mirë, ka gjasa që ai të kërkojë pagën për të gjitha vitet që ka punuar dhe nuk është paguar. Kjo do të sillte një faturë financiare për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, nënvizuan burime pranë Burgut të Burrelit. E rëndësishme është se ankesa e 20 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë do të merret në konsideratë dhe mund të hyjë në rrugën e zgjidhjes brenda këtij viti. Tashmë, pritet, që listës së të burgosurve që kërkojnë të paguhen për punën e kryer, t’i shtohen edhe të dënuar të tjerë. Siç mësohet, personat që kryejnë punë brenda rrethimit të jashtëm të burgut, siç është mirëmbajtja e lulishteve dhe punëve të tjera të kësaj natyre, janë kryesisht me dënime jo të rënda.

Çka do të thotë, se për të dënuarit përjetë apo ata të tjerë që kanë kryer vepra të rënda penale dhe kanë marrë dënime maksimale, nuk mund të bëhen pjesë e kësaj kërkese. Kjo pasi për çështje sigurie ata nuk bëhen dot pjesë e punimeve në rrethimin e jashtëm të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi ekziston mundësia e ndonjë tentative për arratisje të mundshme. Tashmë, pritet që kërkesa e të dënuarve të merret në shqyrtim, por nuk ka asnjë të dhënë nëse kjo kërkesë e tyre do të merret në konsideratë dhe ata të mund të paguhen për punët që kryejnë. Mjaft prej tyre pretendojnë të ndihmojnë familjet me pagën që mund të marrin, pasi kanë lënë jashtë fëmijët pa asnjë mundësi dhe të ardhur tjetër. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: E RRALLË/ Çiftit i ndodh e papritura, donin vetëm një djalë pas dy vajzave, u bënë me 5 të tjerë
Next: Arrestohen katër shqiptarë me 86 kg kokainë dhe me 5.900 euro…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026…

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.