
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre.
Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti.




