Pas Ernest Gjokës, një trajner trajner kërcënohet në Shkodër. Trajnerit të Vllaznia B, Ervis Kraja, i kanë shpuar gomat e makinës.
Kraja është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe për rrjedhojë s’ka asnjë dijeni se kush mund të jetë autori i këtij akti vandal.
“Nuk e di çfarë prapaskene mund të ketë kjo ngjarje. Nuk kam konflikte, nuk e kuptoj pse e kanë bërë. Jashtë futbollit jam i qetë, nuk kam problem”, është shprehur trajneri i Vllaznia B, Ervis Kraja.
Kraja ishte i pari i cili u solidarizua me rastin e Ernest Gjokës, i cili u sulmua me thikë nga një person gjatë seancës stërvitore.