Komisioni i Integrimit është përfshirë në debate të ashpër ditën e sotme dhe protagonistë kanë qenë deputetja demokrate Grida Duma dhe socialisti Sadri Abazi. Sherri ka lindur pasi teksa z.kryeministrja Senida Mesi, po raportonte në këtë Komision, Duma ka qenë duke folur me demokratin Genc Pollo me ish ministrin Bledi Çuçi.
Dhe këtu, Abazi nuk ka duruar më, dhe i është drejtuar Dumës që të pushojë, çka ka bërë që kjo e fundit të shpërthejë ndaj tij. Debati i zbardhur nga Panorama.
Duma flet me Pollon dhe Çuçin…
Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do te degjojme ty..
Duma: Cfare ke!? Kujdes kur flet..
Abazi: Kujdes une..
Duma: Rri urte, ule zerin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur te duash…
Pollo: Ngrije sa te duash, por mbaje mbyll…
Duma: Kujdes me mua se e shef pastaj..
Abazi: Kujdes thuaji atyre qe komunikon.. Se s’komunikon me mua..
Duma: Kujdes kur flet..