
Sapo mbarova se përgatituri me avokatin një kallëzim për shpifje, mashtrim, demtim imazhi, shantazh dhe kërcënim. Nesër do dorëzohet pranë organeve kompetente!!!
Sqarimin e mëposhtëm ja kam detyrim miqve që më njohin ndër vite, por detyrim mbi detyrime ja kam ditës së shenjtë të 2 Prillit 1991 dhe anëtarëve të shoqatës , të cilët kur lexojnë shkembime të tilla dhe mund të ngrejne pikëpyetje mbi mua…
Personalisht nuk e kam takuar dhe as nuk kam komunikuar kurrë me z. Benet Beci në vetë të parë apo me të mandatuar prej tij për biseda të asnjë lloj natyre, nuk i kam kërkuar kurrë ndere apo favore për vete apo për familjarë, aq me pak të kem diskutuar për 2 Prillin.
Për kremtimin e 2 Prillit të vitit të kaluar, në prag të të cilit dhashë dorëheqjen nga mandati i kryetarit, kam komunikuar, takuar dhe biseduar vetëm me eksponentë të Partisë Demokratike, gjatë takimit me ta parimisht ramë dakord për pothuajse të gjitha pikat dhe çeshtjet që u shtruan, shpreha mosdakordësi vetëm kur u kërkua pengimi i vendosjes së kurorave nga z. Beci , të tillë mendim kishte dhe një tjetër pjesmarrës në atë tavolinë, gjithsesi në mirëkuptim gjatë bisedës për organizimin u ra dakord që mos të ishte kurrsesi shoqata apo anëtarë të saj që të ndalonin vendosjen e kurorave nga askush. Por nëse një organizëm tjetër do merrte përsipër këtë akt, ne nuk do pengonim .
Shoqatën 2 Prilli 1991 dhe sakrificën e Martirëve dhe të lënduarve unë e shoh mbi Partitë por natyrshëm ndjej e mendoj se ajo duhet dhe është pranë PD si krah dhe anë.
Vendosjen e kurorave unë e quaj nderim dhe si kryetar i asaj shoqate, kam mirëpritur ndonëse mes një presioni të forte dhe ish- Presidentin Meta, për të cilin asokohe mbajta mbi shpinë një tjetër llum e shpifje për shitje si ky për Benetin. Sot ata që hodhën llumin e kanë “bashkë-ortak” politik Metën si kishin dikur dhe Benetin që po përgojojnë, por nejse … Si kryetar i asaj shoqate do mirëprisja dhe “gjaksin në vaki”, më pas burri e din ça ban, e jo zhurmë për sy e faqe …
Dorëheqja ka ardhur vetëm si rrjedhojë nga diskutimet e ndezura me familjarë të Martirëve disa prej të cilëve i lejuan vetes dhe fjalë ofensive të cilave nuk i ktheja dot përgjigjen e menduar apo merituar sepse mbaja “barrën e detyrës” mbi shpinë.
Ndjeva detyrimin moral ndaj tyre si sakrifikues të parë të largohesha nga ky ofiq dhe të isha i lirë, më pas nëse mendonin se ato fjalë mund të mi thonin dhe si njeri i “lirë nga barra e përfaqësimit”, do dija si të përgjigjesha (për dije ata me të cilët debatova mendonin që z. Beci nuk duhej ndaluar të bënte nderimet).
Gjithashtu pranoj se në statuset e mija mund të kem bërë vlerësim për punën, e sidomos kur u ndërhy në rrugën “Bishanaku”, por gjithashtu theksoj se mik pushtetarë kam pas e kam vetëm z. Spahia (nuk e di a më konsideron dhe ai mik) ndonëse marrëdhënie të mira kam pas dhe me zj. Ademi para tij dhe kontribut politik apo elektoral për aq forcë sa kam pas në atë qytet, kam dhënë vetëm për ta…
Në 50 vite tashmë të mbushura kurrë nuk jam shitur e kurrë nuk jam blerë, në ndryshim me shumë të tjerë, pikërisht kjo është ajo që më mundëson të shprehem e të flas si dua e jo si larvat…
Të isha ai i para ca viteve, të tilla aludimeve si këto komente në screnshoot, do i jepja përgjigje personalisht e fizikisht, por tashmë jam shumë “plak” e goxha më i zgjuar…
Gjithsesi, përveç asaj që do vendosi ligji, unë zotohem që të punoj dhe argat në tokat e çdo njeriu që do paraqesi qoftë dhe një gjysëm fakti për sa ky njeri ka shkrojtur, në të kundërt ky njeri le të pergjigjet para ligjit për sa ka shpifur për mua.
Të cituarit e tjerë nga z. Tom Doshi, z. Beci , apo ata që gjejnë vetën në rreshtat e mesazheve, janë të lire ta ndjekin apo jo çeshtjen sipas dëshirës.
Ky llum shpifje duhet ndaluar sepse perndryshe nuk ka liri, ka një “mjaft” dhe për shpifjet, injoranca nuk mund të jetë përhera justifikim… Në Gjykatë të paraqesi dhe provat e mesazhit tjetër kërcënues ku shprehet se ka dhe shume gjëra të tjera por po përmbahet, e këshilloj që mos të mbajë asgjë që di pa thënë për Armikun e Partive Harris keqbërësin…
Me vjen keq që nuk po gjej dot miqtë se armiqtë i kam në çdo krah, pyesni dhe z. Beqja i cili brenda 10 ditëve nga ardhja në ministri, më zboi pa ligj nga puna, ndërkohë që “demokratët e flaktë” hanë dhe sot e kesaj dite bukën, biles i pinë dhe verën pushtetit. /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/