Sinoptikanët kanë parashikuar vranësira këtë fundjavë.
Re të zeza do të nisin mbrëmjen e sotmr dhe më pas vranësirat do të fuqizohen duke sjellë shira të dobët kryesisht në Juglindje.
Sipas “Meteoalb”, e shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites.
Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.
Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C./joq/