Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Keni afat deri në fund të vitit, të “luftohen” shtëpitë e barit…”, drejtori i policisë Gledis Nano ultimatum efektivëve blu…

ShkodraWeb 10 March, 2022
gledis nano policia shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi në një konferencë për mediat se do vazhdojë lufta kundër kultivimit të kanabisit duke përfshirë këtu edhe shtëpitë e barit.

gledis nanoAi kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve lokale dhe qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshimtë. Një paralajmërim ai e pati edhe përpunonjësit e policisë.

“Problematika tjetër janë shtëpitë e barit. Policia vetëm nuk mund ta bëjë këtë punë. Aleati ynë kryesor në terren është komuniteti. Do krëkoja një bashkëpunim edhe më të madh nga komuniteti. Nga të gjithë institucionet lokale që këtë luftë ta fitojmë të gjithë. Kjo është shprehur disa herë si sfidë e imja personale. Është forcë dhe vendosmëri e imja në të mirë të vendit dhe secilit.

Të veprohet pa asnjë mëdyshje ndaj çdo problematike të kultivimit të kanabisit. Ndaj atyre punonjës policie që do shikohet neglizhencë dhe abuzim me detyrën do merren masat. Për çdo punonjës policie që bën sikur nuk shikon, bën sikur nuk dëgjon ose bën sikur harron”, tha Nano.

Nano dha një porosi për luftën ndaj kanabisit në shkolla duke deklaruar se punonjësit e policisë do të mbajnë përgjegjësi. Ai u dha efektivëve një afat deri në fund të vitit për të pasur një raport për këtë situatë.

“Policia e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër krimit. Për punonjësit e policisë nuk kam çfarë them tjetër. Është tërësisht e papranueshme. Ju vetëm denoncojini. Kaq është detyra juaj. Askujt nuk i leverdis të mbështesë kultivimin e kanabisit. Kjo është një luftë pa kompromis.

Duhet që të gjithë bashkë te kemi shkolla të sigurta dhe të pastra. Nuk duhet kurrsesi të mos kemi dijeni se çfarë ndodh në shkollë dhe rreth shkollës. Nëse ka persona që shesin dhe tregtojnë lëndë narkotike pranë shkollave punonjësit e policisë duhet ta evidentojnë, Shkolla është një vend i sigurt dhe fëmijët nuk duhet të bëhen pre e nxitjeve për t’u bërë kultivues kanabisi.

Në fund të këtij viti duhet të bëjmë një mbledhje përsëri bashkë për të parë njëri tjetrin në sy si po bëjmë sot dhe të lexojmë rezultatet. Dhe të shikoni sa mirë do ndiheni nëse keni bërë si duhet punën tuaj”, deklaroi Gledis Nano.

Post navigation

Previous: 38 vjeçari i plagosur natën e kaluar në Shkodër në gjendje të rëndë, zbulohet makina që u përdor nga atentatorët…
Next: VIDEO – Shkodranët përsëri në protestë për rritjen e çmimit të karburanteve, bllokohen lëvizja në rrugët kryesore

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.