Raporto TI

Këngëtarja e njohur shkodrane Myfarete Laze falenderon Metën për titullin që i dha Rexhep Çelikut

Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, shkodrania Myfarete Laze ka falënderuar presidentin Ilir Meta, për vlerësimin që i bëri me dekoratën ‘Nderi i Kombit’ Rexhep Çelikut disa ditë para ndarjes nga jeta. Ajo i ka shkruar Metës, duke i shprehur mirënjohje për gëzimin që i dha artistit.

“Pushoftë në Paqe. Mirënjohje për gëzimin që i dhuruat pak ditë më parë. Qofsh i nderuar Z.President. Megjithëse rëndë nga shëndeti ju e çuat në këmbë dhe u ndje shumë mirë, shumë i vlerësuar. Ngushëllime,” shkruan në Facebook Laze.

Valltari i njohur u nda nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë.