Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kemi përmirësim ndeshje pas ndeshje”, Osmani i lumtur pas fitores së Vllaznisë: Nuk është gjë e vogël të mundësh Tiranën

ShkodraWeb 17 December, 2023
qatip osmano post tirana 2023

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, ka qenë i lumtur për suksesin e kuqebluve në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Tiranës, një pretendente për titullin kampion.

“Kemi përmirësim çdo ndeshje, shihet edhe sot, ku taktikisht lojtarët zbatuan detyrat që u dhamë, Një Vllazni luftarake, agresive. Mendoj që në momente ndoshta nuk ishim të përqendruar në repartin e mbrojtjes. Por mendoj gjithsesi që ishte një fitore e merituar.

Sigurisht nuk është gjë e vogël të mundësh Tiranën, pretendente për kampion. Kështu që kur fiton kundër një ekipi që në kampionatet e fundit ka qenë një nga më të mirat në Shqipëri, sigurisht i jep një rëndësi edhe më të madhe.

U tërhoqëm ndoshta pak herët për të ruajtur rezultatin. Por ishte ideja që kundërshtarin ta pritnim pranë zonës dhe me kundërsulme të rrezikojmë për golin. Me hyrjen e Pusit ndryshuam sistemin dhe faktikisht deshëm të mbyllnim lojën se futëm një lojtar mbrojtës, i cili e ka dyluftimin e mirë. Kjo ishte ideja me ndryshimin e sistemit, që të mbyllim lojën e ruajmë këtë rezultat.

Publiku do lojë dhe rezultate të mira, ndaj në ndeshjen e fundit që luajmë në këtë fazë mendoj se do të ketë numër më të madh publiku në Shkodër.

Fusha nuk ishte e përshtatshme si për ne, edhe për Tiranën. Shpeshherë shihnim si lojtarët tanë, edhe të Tiranës, që mundoheshin të kalojnë mesin e fushës dhe të shkonin direkt në sulm.

A e njoh plotësisht Vllazninë? Ndoshta duhet edhe pak kohë, por një gjë është e sigurt që në Shkodër shumë e duan futbollin e Vllazninë. Këtë e di 100%”, tha për “MCN” Osmani në fund të ndeshjes.

Post navigation

Previous: VIDEO – Bum- bum Vllaznia, pas Dinamos kuqeblutë mundin edhe Tiranën në kryeqytet dhe janë të tretët…
Next: VIDEO – Vetëm 57 sekonda, boksieri shkodran Nelson Hysa hedh ‘K.O.’ kundërshtarin në Frankfurt…

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.