Vllaznia arriti të triumfonte në një ndeshje të çmendur në transfertën e Vlorës, ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-3. Kjo fitore i jep besim shkodranëve të cilët shkojnë në një zonë të sigurt me 15 pikë. Trajneri Jonuz u shfaq i lumtur me ekipin e tij dhe vlerësoi maksimalisht Flamurtarin.
Ndeshja
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse luanim në transfertë pas ndeshjes me Partizanin. Kjo ndeshje sot mund të përfundonte barazim por kjo ndeshje ishte më shumë psikologjike, Për mua Flamurtari ishte një ekip shumë i mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Pas kartonit të kuq, fola me lojtarët e mi dhe vendosëm sesi do të luanim në pjesën e dytë dhe ia dolëm shumë mirë”,u shpreh Jonuz.
Ndryshimet
“Është shumë e rëndësishme që lojtarët të marrin freski fizike, sepse luajtën me Partizanin pas 3 ditësh me Flamurtarin dhe më vonë me Laçin. Dhe me Laçin do të kemi ndryshime. Kjo është situata pse ndryshuam lojtarët. Për mua kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kjo sfidë na ndihmoi shumë psikologjikisht, jam i lumtur për Marakou. Në fund të ndeshjes janë të rëndëishme tre pikët dhe ne kemi 15 pikë tani”,tha Jonuz.
Renditja dhe Europa
“E kam thënë dhe më parë, do të shikojmë renditjen dhe gjithçka është aty. Një fitore je lart, një fitore je poshtë. Kualiteti i kundërshtarëve është shumë i mirë, duhet të vazhdojmë të punojmë. Dhe jam shumë i lumtur që lojtarët japin gjithçka në fushë. Pas Laçit, Bylist dhe Tiranës do të shikoj kualitetin e skuadrës, kush është i mirë dhe kush jo. Jemi në një situatë ku Vllaznia do të marrë dhe 6- 7 pikë të tjera”, shtoi Jonuz.
Drejtuesit
“Me administratorin Suad Lici dhe Engi Ferat, komunikimi im me ata është shumë i mirë. Në skuadrën time unë jam komandanti i skuadrës time, askush tjetër. Kam një grup të mirë dhe i besoj skuadrës time”, përfundoi Mirsad Jonuz.