Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kemi humbur dy ndeshje…”, Laçi i tij mundi Partizanin por Mirel Josa e ka mendjen tek përballja me Vllazninë

ShkodraWeb 31 January, 2022
mirel josa post partizani 2022

Pavarësisht startit të dobët, Laçi “fluturon” nën drejtimin e Mirel Josës, pasi merr vendin e dytë i vetëm dhe konfirmohet skuadra anti-Tirana në betejën për titullin kampion.

Një perlë e Regi Lushkjas, në ndeshjen e tij të fundit me fanellën bardhezi (do të transferohet te Sheriff Tiraspol), u dhuroi tre pikët kurbinasve ndaj Partizanit, ndërsa trajneri Mirel Josa u shfaq mjaft i kënaqur me momentin që po kalojnë të tijtë.

“Skuadra nuk e fitoi ndeshjen falë kualiteteve, por loja shkoi ashtu edhe për shkak të kundërshtarit, që u shfaq kompakt, modest dhe i rrezikshëm. Megjithatë komplimentoj skuadrën time, që tregoi durim e këmbëngulje për të shkuar te goli. U treguam më të vendosur në topin e parë dhe morëm fitoren, ndonëse për mënyrën si shkoi ndeshja, mund të kishim dalë edhe barazim.

Vllaznia e Kukësi janë aty pranë dhe Tiranën e kemi përpara. Duhet të shkojmë me moralin e duhur në ndeshjet direkte. Kemi humbur dy ndeshje ndaj Vllaznisë, që ka më shumë ekuilibër në fushë, por me këtë do të merremi nga nesër e mbrapa.

Dua t’i uroj më të mirën Lushkjas, që tregoi karakter, pasi e dinte që në dhjetor që ishte shitur, por vazhdoi të tregojë cilësitë më të mira në fushë. Natyrisht do ta doja në ekip, por vendimi për shitjen e tij është në të mirë të klubit dhe të vetë lojtarit mbi të gjitha, ndaj i uroj suksese. Për zëvendësimin do të shohim brenda grupit, ndonëse do të jetë e vështirë.

Nuk dua të flas shumë për pretendimet tona, por them që do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje dhe do të respektojmë kampionatin deri në fund. Objektivi ynë momental është kapja e Europës, por nëse do të vazhdojmë kështu, pse të mos shohim për më lart. Gjithsesi çdo gjë varet edhe nga kundërshtarët, pasi ka përfunduar vetëm gjysma e kampionatit”, u shpreh Josa.

Post navigation

Previous: RAPORTI – Përgjysmohen rastet pozitive në 24 orë, regjistrohen 4 viktima nga Covid- 19 në Shqipëri…
Next: Standarti i dyfishtë i Bashës me LSI- në, me 25 prill kur bashkoi votat për tu bërë kryeministër ishte aleat, sot me Berishën armik

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.