Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Kemi dy mungesa”, futbollisti bën përkthyesin te Vllaznia, Goce Sedloski: Titullin nuk e mendoj fare…

ShkodraWeb 15 April, 2023
seldoski goce jonuzi 2023

Kukësi dhe Vllaznia luajnë nesër në 15:00 për javën e 29-të në Superligë. Futbolli elitar në Shqipëri sheh një ndeshje të luftuar, me “Kukës Arena” që pritet të vendosë shumë për ecurinë e dy skuadrave. Në lidhje me këtë takim, trajneri i Vllaznisë ka dalë para medieve. Goce Sedloski e ka duelin e dytë në drejtimin e shkodranëve, teksa debutoi javën e kaluar me fitore kundër Erzenit. Trajneri nga Maqedonia e Veriut duket se është përshtatur me ambientin, teksa ka treguar se ka mungesa nga krahët. Në konferencën para mediave, futbollisti Fjoart Jonuzi bëri edhe përkthyesin.

“I keni mësuar emrat e lojtarëve? Tani i di të plota. Këto dhjetë ditë që jam këtu dhe këtë javë që kemi bërë tre stërvitje, kemi bërë një punë të mirë. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme deri në fund. Gjithçka nis nesër, kemi një ekip të organizuar. Shoh te ekipi që kemi bërë një punë të mirë. Kush luan nesër në fushë le të japë gjithçka nga vetja. Kërkoj që të japin më të mirën dhe rezultati do vijë.

Mungesat? Kemi problem me mungesat e dy lojtarëve të krahut. Kush hyn në lojë le të dëshmojë veten, dua të kem ekip me disiplinë. Lojtarët e tjerë që do i zëvendësojnë të japin më të mirën.Ndeshjen e parë e vlerësoj, ishte e mirë për ekipin dhe djemtë. Kjo me Kukësin është një tjetër ndeshje. Duhet të tregojmë forcën tonë, pasi ata janë të organizuar”, tha fillimisht trajneri.

Më pas trajneri nga Maqedonia e Veriut bëri me dije se klima në ekip është e mirë dhe se në këtë fazë ndeshjet duhet të merren njëra pas tjetrës, duke mos e menduar titullin.

“Klima e mirë në ekip pas fitores me Erzenin? Çdo ndeshje duhet fituar, unë këtë frymë kam pasur edhe si futbollist. Na duhet uri dhe garë. Them që kemi një kundërshtar të fortë që na pret në shtëpi. E kemi studiuar kundërshtarin. Kërkoj në çdo ndeshje që lojtarët të djersisin fanellën.

Jam i kënaqur me lojtarët që kam, shoh përkushtim. Kemi fituar ndeshjen e kaluar, të jemi me këmbë në tokë dhe t’i japim vetes forca për sfida të mira. Të arrijmë objektivat që klubi ka.

Fitore për garën e titullit? Nuk e mendoj fare pjesën e titullit. Futbolli është interesant. Ka ndeshje dhe ka pikë. Do marrim ndeshjet me radhë, e di që ndeshjen tjetër e kemi me Tiranën por po mendojmë për Kukësin”, tha Goce Sedloski.

Pas 28 javësh në Superligë, Vllaznia me 41 pikë mban vendin e katërt në renditje, teksa Kukësi me 35 pikë renditet në vendin e shtatë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA ABEL BRAHUSHA – Dritëhijet e qytetit tem…
Artikull pas: “Le të shkojmë në çdo derë shqiptari”, Bardh Spahia në hapjen e fushatës së “Bashkë fitojmë”: Janë vetëm 30 ditë

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.