Këtë të hënë është mbledhur Grupi Parlamentar i PS-së. Gjatë mbledhjes, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama, ka urdhëruar një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë që ai drejton. Rama është shprehur se mes tyre janë një grup drejtuesish që po kryejnë korrupsion dhe po keqmenaxhojnë besimin e populli.
“Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion dhe keqmenaxhim.”, raportohet të ketë deklaruar Edi Rama.
Mesazhi i Ramës është mjaft i fortë duke paralajmëruar ndoshta edhe shkarkime në mes të radhëve të PS-së.