Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

“Kemi dy mungesa në Superkupë, por më ngroh rikthimi i Latifit”, ndeshja me Tiranën, Josa: Duam trofeun nesër

ShkodraWeb 2 months ago
0

Vllaznia do të duelojë me Tiranën në “Air Albania” ditën e nesërme, takim që do të luhet duke nisur që nga ora 19:00 dhe është i vlefshëm për Superkupën e Shqipërisë. Për të folur për këtë përballje, në konferencën për shtyp ishte i pransishëm trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i cili ka analizuar takimin me kampionët e vendit.

Superkupa ndaj Tiranës? “Është një finale dhe është interesante sepse bëhet në këtë periudhë sepse jemi mësuar që Superkupa të zhvillohej përpara startit të sezonit. Të dyja ekipet duan ta fitojnë trofeun, si nga ana e lojtarëve, stafit, të dy emrat e ekipeve, Vllaznia edhe Tirana. Do të jetë një ndeshje që do t’i shërbejë vazhdimësisë, si për ne ashtu edhe për Tiranën. Çdo skuadër e do një trofe më tepër për veten e saj.”

Rikthimi i Liridon Latifit? “Latifi është stërvitur shumë mirë, është stërvitur në periudhën kur pjesa tjetër e skuadrës ka bërë pushim. Vetëm dy-tre lojtarë nuk kanë bërë pushime, siç është dhe Gurishta që ka qenë me ekipin A të Kombëtares shqiptare. Problemi i Vllaznisë është që të gjejë Latifin në gjendje sa më të mirë dhe sa i përket gjendjes optimale të tij do të shihet në vazhdimësi sepse pas një periudhe kaq të gjatë dëmtimi një lojtar nuk jep dot maksimumin e tij. Dy qendërmbrojtësat nuk do të luajnë nesër.

Kupa e Botës? “Nesër është pushim Botërori dhe të gjithë do t’i kenë sytë te ne sidomos shqiptarët.”

Superkupa? “Vllaznia gjithmonë kur ka luajtur ndeshjet finale është përgatitur për t’i fituar ato. Do të bëjmë maksimumin si skuadër po ashtu edhe si individ për ta marrë këtë trofe. Nuk e di çfarë gjendje është Tirana, ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar me ta në kryeqytet. Tirana është Tiranë dhe nuk futet në fushë për të humbur, por për të fituar. Edhe Vllaznia gjithashtu, gjithë opinioni sportiv shkodran do që të marrë një trofe më tepër. Ne do ta shohim ndeshjen me qetësi, jo një qetësi që të na vërë në gjumë për zhvillimin e një sfide. Duhet të rrisim çdo komponent, e cila përbën një skuadër futbolli.”

Samiti i BE-së? “Çdo skuadër do të japë atë që ka mundësi vetë, nesër në orën 19:00. Nuk ka lidhje fare Samiti i Bashkimit Europian me ndeshjen Vllaznia-Tirana.”

Sfida me Egnatian në kampionat? “Egnatia është një nga skuadrat më të mira në kampionat, por nuk është momenti për të folur për Egnatian. Ne duhet të flasim për ndeshjen e radhës, për Superkupën kundër Tiranës. Ne jemi përgatit me forcat që kemi sepse të gjithë flasin për lojtarët se cili do të qëndrojë apo për çfarë ka nevojë ekipi për më shumë, kjo nuk është periudhë që të bëhen këto lëvizje. Me lojtarët që kemi, me impenjimin e tyre, të stafit dhe të gjithë klubit do të mundohemi që t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje.”

Shtesat apo penalltitë? “Duke parë ndeshjen e Botërorit mes Kroacisë dhe Japonisë, nuk ka asnjë lloj garancie në këtë drejtim.”

“Dhurata” për tifozët? “Dhurata për këtë fundvit nga Vllaznia për tifozët që unë kërkoj është që të jemi një ekip sa më i konsoliduar, më të lidhur me njëri-tjetrin, lojtar-staf-tifozeri dhe të çdo gjë që bëhet në skuadër bëhet për të mirën e saj dhe nuk bëhet për të mirën e individit.”, përfundoi Mirel Josa.

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – Berishën nuk e goditi një psikopatik por fryma e dhunë- urrejtjes që prodhon politika shqiptare…
LAJM PAS: “Nuk ka asnjë dyshim se kush është organizatori”, Bardh Spahia: Preokupim i policisë, të justifikonte agresorin

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

1 hour ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

1 hour ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.