ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

KËMBANË ALARMI/ “Mirash Vuksani legjendë, por iku i varfër nga kjo botë…shteti e harroi…”

Dje iu dha lamtumira një prej emrave më të mëdhenj të mundjes shqiptare: Mirash Vuksanit. Ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së tij kanë dhënë mendime e përshtypje të shkëlqyera për të si sportist por edhe si njeri.

Por ajo që ka mbetur në mendje, është një deklaratë e fortë e një prej miqve të tij më të mirë, Dedë Bregut. Në prononcimin e dhënë për mediat, ai ka bërë edhe një apel të fortë për shtetin që ai të mos i harrojë figura të tilla si Mirash Vuksani që ndahen nga jeta të varfër ndonëse kanë qenë legjenda të sportit.

Mirash Vuksanin do ta quaja më të madhin e Kombit, një njeri që nuk i vjen më këtij vendi. Nuk diti kurrë t’i thotë kujt largo më andej apo hajde më këtej se unë jam i fortë. Ka qenë shumë fisnik pavarësisht emrit të madh që ka patur.

Por më vjen jashtëzakonisht keq se Mirash Vuksani v.diq i varfër. Gjatë gjithë jetës iu desh të kruante xhepat për të pirë një kafe sepse nuk ka pasë një pension të posaçëm që mund t’i takonte.

Prandaj unë kritikoj njerëzit që drejtojnë shtetin se nuk i nderojnë këto figura sa janë gjallë. Nuk e di kush mund ta meritonte këtë pesion para tij.

Mirash Vuksanin unë e konsideroj njeriun më të fortë në Shqipëri në këto 100 vitet e fundit. Nuk i vjen ma Shqipërisë një sportist dhe një njeri si ai. Një burrë tepër i mirë, tepër fisnik. Të gjithë njerëzit që jetojnë sot, duhet të marrin shembull nga ai njeri”-eshte shprehur Dede Bregu.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.