Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ke qenë sekreti im, të kam pasur gjithmonë në zemër”, pas 35 vitesh i riu gjen nënën nga Shkodra që e braktisi që në lindje

ShkodraWeb 30 November, 2021
lina cekici aleksander coka pa gjurme

35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione. Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga Lina Çekiçi ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori.

Kjo bëri që stafi ’Pa Gjurmë’ të niste kërkimet fillimisht në qytetin e Shkodrës, aty ku gjeti trungun familjar të familjes Çekiçi. Pal Çekiçi, daja i Aleksandërit, e priti ftohtë takimin me gazetarët. Biseda me të nuk ishte e lehtë, pasi kontaktet ishin ndërprerë që ditën kur e motra u mohua prej familjes. Ai nuk dinte çfarë kishte ndodhur me jetën e saj, por dha një vendndodhje të mundshme të së motrës.

Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës.

“Po, unë jam zonja Lina Çekiçi. Jam e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…”, duke fshirë lotët shprehet nëna biologjike e Aleksandërit.

Lina nuk nguroi të ngrinte receptorin e telefonit në minutata e fundit të programit për t’i dëgjuar zërin të birit, ku ky i fundit iu drejtua me fjalë zemre.

Aleksandër Çoka: Jam shumë i lumtur që të gjeta (loton)
Lina Çekiçi: Të lutem e kam shumë të vështirë të flas
Aleksandër Çoka: Unë të dua shumë
Lina Çekiçi: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në zemër, por kam pasur të tjera shqetësime
Aleksandër Çoka: Nuk të gjykoj për asgjë nënë

Moment prekës ishte edhe ai kur moderatorja Odeta Dume i tregoi fotot e nënës, ku 35-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët. Aleksandër Çoka ka humbur nga kjo jetë të dy prindërit birësues dhe sot jeton i vetëm. Ai punon në një kompani private, ndërsa mbështetje të madhe ka dajën nga nëna birësuese, i cili e ndihmoi gjatë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për gjetjen e nënës biologjike.

Mesa dukej në gjithë këtë histori, një fëmijë i pafajshëm si ai kishte qenë ’shkaktari’ i braktisjeve te njëpasnjëshme, burri braktisi gruan shtatzënë, familja dëboi nga shtëpia nënën, dhe kjo e fundit foshnjen në jetimore. Nje mision i mbyllur me sukses ky i sotmi, duke falenderuar gjithë shikuesit e ekranit të Report Tv që ndihmuan me informacione dhe bënë të lumtur jetimin nga Kukësi. /Shqiptarja.com/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë…
Artikull pasardhës: Projekti me impakt të fortë për turizmin në Shkodër prezantohet të premten, si do transformohet bregu i Liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.