Si sot katët javë më parë, rreth ores 06.40 u zbulua vrasja e çiftit Boran Bercana dhe Silva Ndoci. Ata u masakruan poshtë pallatit ku banonin me qira në Shkodër, ndërsa i shpëtoi plumbave pavarësisht se ishte në makinë me prindërit Borisi i vogël 2 vjeçar.
Ngjarja tronditi Shkodrën dhe vuri në lëvizje organet ligjzbatuese për zbardhjen e saj. Pak orë pas vrasjes dyfishe, jo zyrtarisht nga burime të policisë dhe të prokurorisë qarkulluan disa pista, duke lënë të kuptohet se mbase do të ketë shpejt një pistë të vetme, rrjedhimisht edhe autorë të dyshuar.
Sot u mbushën 4 javë dhe nuk ka asnjë informacion as për pistën, as për autorët e mundshëm. As pamjet e kamerave nuk kanë shërbyer për zbardhjen e ngjarjes. Specialistët thonë se me kalimin e ditëve, është përherë e më e vështirë për të siguruar prova, me përjashtim të atyre që lidhen me audio- përgjigimet ose mbikqyrjet vizuale. Po edhe këto nuk duket se janë shumë efikase sespe sipas uniformave blu, vrasjet janë kryer nga profesionistë. Sipas gjasave, edhe kjo vrasje dyfishe do të klasifikohet pa autor, pavarësisht dhmbjes pa fund që la pas. /ShkodraWeb/