Kategoria Superiore, FSHF ndryshon sërish kalendarin e ndeshjeve, luhet në tre ditë, Vllaznia me Partizanin…

Situatë kaotike për sa i përket axhendës së javës së tretë të Kategorisë Superiore, e cila duket se ka ndryshuar sërish. Së fundmi, mësohet se është vendosur që kjo javë të luhet në 3 ditë, duke filluar nga dita e shtunë, ku në orën 13:45, pritet të luhen 2 përballje, Kastrioti-Tirana dhe Teuta-Dinamo.

Ndërkohë për sa i përket ditës së diel, është planifikuar të luhet vetëm 1 ndeshje, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në orën 19:45.

Ndërkohë që java e tretë pritet të mbyllet ditën e hënë, ku do të zhvillohet përballja Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi në orën 13:45. Vlen të theksohet se ende nuk është përcaktuar stadium se ku do të luhet dueli mes Laçit dhe Kukësit. Nuk është çudi që në ditët në vijim të kemi sërish ndryshime…

“Abissnet Superiore” Java 3 (25-27 shtator)

Të shtunën

Kastrioti-Tirana 13:45 (në Kamzë)

ShkodraWeb Channel

Teuta-Dinamo 13:45 (në Rrogozhinë)

Të dielën

Partizani-Vllaznia 19:45 (në Elbasan)

Të hënën

Egnatia-Skënderbeu 13:45

Laçi-Kukësi 13:45 (stadiumi i papërcaktuar)

ShkodraWeb Channel

Open

Close