
Kur ka mbetur për t’u luajtur vetëm sfida mes Teutës dhe Dinamos, e cila do të luhet ditën e sotme në orën 16:45 dhe do të ulë siparin e javës së 20-të, të Kategorisë Superiore, ja si paraqitet renditja provizore në elitën e futbollit shqiptar.
Dy ndeshjet e orës 13:45, rezervuan surpriza, teksa fitorja e Laçit 3-0 ndaj Kukësit dhe humbja e Tiranës ndaj Kastriotit, ka ndryshuar ndjeshëm pozitat e skuadrës.
Kurbianasit e Mirel Josës tani e shohin veten vetëm 3 pikë larg kryesuesit, ndërkohë që Kastrioti ka lënë fundin, duke parakaluar Skënderbeun.
Garë interesante dhe e ethshme si në fund ashtu dhe në krye! Vllaznia e vendit të katërt ka vetëm 3 pikë larg Kukësin, 7 pikë Laçin dhe 12 pikë Tiranën.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!