Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kastriot Dervishi – Xhufit: Përsheshaxhi, atje ku i dhemb partisë i dhemb edhe atij…

ShkodraWeb 4 April, 2018
xhufiDervishi

Nga Kastriot DERVISHI

Përsheshaxhiut Pëllumb Xhufi! Dje, agjitatori komunist Pëllumb Xhufi, duke u marrë sërish me mënyrën teknike dhe përmbajtësore të postimeve të mia në fb, konsumoi disa shpifje që lidhen me aktivitetin e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Fillimisht tha që këto postime lidhen me Arkivin e Ministrisë së Brendshme, të cilin, sipas tij unë e paskam bërë “përshesh”. Asnjë dokument, që përmendte Xhufi për përsheshin e tij, nuk është i Arkivit të MB-së, por i arkivave të tjera të shtetit shqiptar. Nëse Xhufi do kishte inteligjencë minimale, normalisht duhej ta kuptonte se në çdo shkresë kjo është e qartë. Këtë “përshesh” nuk e tha se ku e kishte parë, por mbase e ndjente se aty ku i dhemb partisë së krimit, i dhemb edhe Xhufit. Ai nuk ka qenë asnjëherë në Arkivin e MB-së. Të gjitha këto që thotë i ka nga urrejtja klasore (asnjë krim komunist nuk duhet bërë i ditur) dhe zilia (për këtë i ngelet vetëm të plasë). Duke mos u marrë shumë me këtë çështje, sepse është humbje kohe të marr porosi e urata nga agjitatorë komunistë që mbrojnë krimet e një prej regjimeve më terroriste në botë, e quaj të nevojshme të sqaroj publikun se si e gjeta unë Arkivin e MB-së dhe çfarë u bë me të gjatë kohë të drejtimit të këtij Arkivi prej meje.

Në qershor 2007, kur mora drejtimin e Arkivit, gjeta një institucion të degraduar, në nivel sektori. Jo vetëm prej viteve të tranzionit, por edhe prej shumë defekteve të trashëguara nga regjimi komunist, sepse komunistët nuk dinë as të bëjnë dhe as të mbajnë arkiva. Në Arkiv nuk njihej as kompjuteri. Punonjësit shkruanin me shkrim dore në modele të vjetra e jashtë kohe formularësh. Dy fondruajtësit (ata që mbajnë çelësat e depos) ishin pa status dhe pa rrogë. Zyrat në qendër me probleme të mëdha mobilimi, ndërsa dy depot ku ruhej fondi arkivor, me shumë mangësi. Fondi arkivor nuk dihej sa ishte, regjistri i fondeve mungonte, emërtimi i fondeve mungonte, inventari i fondeve ishte në masën 20% dhe jo i kompjuterizuar (struktura e fondeve me defekte), kishte paqartësi në bazën ligjore arkivore, lista e afateve të klasifikuara nuk ishte miratuar, certifikata e sigurisë nuk njihej fare, etj, etj.

Në vitet vijuese, Arkivi u bë drejtori, u miratuan rregulloret e brendshme, u hartua regjistri i fondeve arkivore, u sistemuan dhe u bashkuan dhe përpunuan të gjitha fondet e degëve të punëve të brendshme, drejtorive të Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Policisë Popullore, u vendosën etiketa të reja të kompjuterizuara në çdo kuti të dosjeve (është i vetmi arkiv në Shqipëri me këtë sistem), etj, etj. Të gjitha me një punë të madhe me zero buxhet shtetëror. U sistemua depoja kryesore të shkolla e qenve në të cilën, si pasojë e mungesës së çdo investimi (ujë nga tarraca, drita e diellit), shumë dokumente ishin në gjendje myku. U tërhoqën nga depoja tjetër e Krrabës, dokumentet e vlefshme, të cilat qëndronin nëpër arka qysh prej shkatërrimit të vitit 1997. Në këtë depo në arka janë gjetur pa fund minj të ngordhur, gjarpërinj, insekte, etj. U dhanë 100 mijë përgjigje në kuadër të procesit të dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë, u morën 3 vendime deklasifikimi dhe u përgatit i gjithë fondi për deklasfikimi, me kosto zero (të gjithë botën kjo punë shtesë paguhet), pa qenë nevoja për ligje të tjeta.

Sistemi i grupit kryesor të dokumenteve përfundoi në korrik 2014. Duheshin edhe tre muaj që të mbaronte ky inventarizim që nuk u bë sepse pengesë ishte MB-ja. Çfarë ndodhi gjatë mandatit të “Rilindjes”? Një urrejtje e madhe shpërtheu ndaj Arkivit. Nga 8 punonjës që kishte arkivi janë hequr nga puna 7 të tillë, me lloj-lloj metodash krejt idiote e në shkelje të ligjit. U hoq arkivistja më e vjetër që kishte 25 punë. U hoq fondruajtësi tjetër që administronte gjysmën e depos. Veprimet ndaj Arkivit kanë qenë antishtetërore dhe antikombëtare. Këto janë “përsheshi” që Pëllumb Xhufi as ia ka idenë.

Sigurisht kam aq shumë për të thënë sa nuk e ka idenë ky agjitator komunist. Kush më ka parë në punë, e di që kam qenë gjatë gjithë ditës në këmbë e që nuk kam gëzuar asnjë lloj privilegji në një institucion që luftohej tmerrësisht nga ministria që e kishte në varësi. Ka 5 vjet që nuk mbyllin dot inventarizimin e pak fondeve që ngelën. Sigurisht, ky i përsheshit do kohë të iluminohet për arkivat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mustafa Nano i quajti protestuesit idiotë, Gjekmarkaj i përgjigjet: Unë nesër jam me Bashën
Artikull pasardhës: VIDEO/ Halla për nipin që nuk arriti të bëhet 1- vjeç: Më mungon era jote bebi i zemrës teme…

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.