Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“KAS mori kompetencat e gjyqësorit dhe legjislativit”, Jozefina Topalli: Vendimi i sotëm politik, sulm brutal ndaj pluralizmit

ShkodraWeb 2 weeks ago

Në emisionin “Open” në New24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me vendimin e marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar në studio ka deklaruar se vendimi i sotëm është brutal duke shtuar se e sheh si një goditje ndaj pluralizmit.

Topalli tha se KAS ka marrë kompetencat e legjislativit, gjykatës, si dhe ka tejkaluar edhe kërkesën e bërë nga Alibeaj, pasi në vendim përfshihen çështje që nuk janë në kërkesë.

“Sot është marrë një vendim brutal kundër legjislacionit shqiptar, jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm për vendin, në lojë është pluralizmi.

KAS ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka vendosur për diçka që as Alibeaj nuk e ka kërkuar.

Vendimi ishte përtej realitetit dhe çdo zhvillimi politik në skenën shqiptare gjatë kësaj kohe. Edhe sikur të mos ekzistonte fare PD me Berishën, vetëm duke u nisur nga vendimi i Apelit dhe sot nga KAS, kush qendron vendimi i Apelit apo ai i KAS. Në bazë të kodit Zgjedhor kush ka të drejtë? Ju që caktoni kush është kryetari me çfarë baze e Statuti e caktoni? Është thyer ligj dhe Statuti.

Vendimi i sotëm është dhënë më shumë se sa kërkohej dhe ka marrë kompetencat e gjykatës dhe kompetencat e legjislativit.

Pse KAS e ka bërë këtë është gjë tjetër, hyjmë në rrafshin politik.

Vendimi është politik dhe më e rëndë se kaq. Sepse të regjistrosh një grup të ri është normale, por t’i vjedhësh emrin, vulën, kompetencë, të bësh edhe legjislatorin, kjo është ajo që s’ka ndodhur në 3 dekada. Në planin politik kjo është përpjekje për të goditur pluralizmin”, ka deklaruar Topalli.

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT – KAS merr vendimin, PD e Alibeajt regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit…
LAJM PAS: OPINION NGA PRELË MILANI – Rruga e Dukagjinit dhe “bekimet” e Spiropalit dhe të Spahisë…

TË FUNDIT

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

4 mins ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

32 mins ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

57 mins ago

TË FUNDIT

  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • “Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

TË FUNDIT

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

4 mins ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

32 mins ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

57 mins ago
“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • Kryesore

“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

1 hour ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.