Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Karagjoz! Gënjeshtar!…”, Koço i “Zgjidhjes” nxjerr “shpatën” kundër analistit në “Zonë e Lirë”…

ShkodraWeb 20 April, 2019
kokëdhima curri

Koço Kokëdhima ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mbrëmjen e së premtes ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku foli për kandidaturën e tij dhe për prishjen e paligjshme të ndërtimeve në Unazën e Madhe. Por pas ndërhyrjes së Arjan Çurrit, i cili e pyeti nëse paligjshmëria filloi kur ai iku nga PS apo para, Kokëdhima u acarua.

Arjan Çurri: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Çurri: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.

Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.

Arjan Çurri: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.

Koço Kokëdhima: Ç’lidhje ka kjo me prishjet. Lëri këto provokime. Mashtruesa dhe gënjeshtarë nuk flasin dot me mua. Maskarallëqet e tua je mësuar t’i bësh me të tjerë, jo me mua.

Arjan Çurri: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…

Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.

Arjan Çurri: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh. /tvklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “THE VOICE KIDS 3″/ Uendi nuk ia del, ja kush e fitoi konkursin e këngës për fëmijë në Top Channel…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për këtë të shtunë, a do të jetë një ditë me fat për shenjën tuaj…?!

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.