Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kapiteni Shtubina ultimatum Vllaznise: Pres 4 dite, pastaj shqyrtoj ofertat e tjera

ShkodraWeb 24 July, 2017
Vllaznia mund të humbasë për sezonin e ardhshëm një prej lojtarëve të saj më të mirë, siç është kapiteni Ndriçim Shtubina. Ky i fundit, prej kohësh nuk po stërvitet me ekipin, ndërkohë që u ka lënë katër ditë afat drejtuesve të klubit të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë me të, në të kundërt do të largohen.
Vetë Shtubina ka bërë me dije se problemi i tij me klubin nuk ka lidhje me mosshlyerjen financiare, por për të ardhmen. Ndërkohë që administratori Gjyrezi, pak ditë më parë, në një mbledhje që ka pasur me kryebashkiaken Ademi dhe drejtues të tjerë të klubit, ka bërë me dije se disa prej lojtarëve kanë kërkuar rritje pagash.
Kjo, sipas të gjitha gjasave, mendohet të jetë edhe shkaku që Shtubina nuk po del në stërvitje. I pyetur se kur do të bashkohet me skuadrën, kapiteni u shpreh:
“Nuk di çfarë të them. Jam në pritje të një përgjigjeje të drejtuesve të klubit. Ata e kanë kërkesën time dhe jam në pritje. E thënë në gjuhën e futbollit, topi është në fushën e tyre. Unë tanimë jam edhe mërzitur duke pritur, pasi kanë kaluar disa ditë. Nuk do të pres me shumë se tre apo katër ditë dhe, nëse nuk marr një përgjigje, do të largohem nga Vllaznia. Më vjen keq, pasi nuk jam unë që kërkoj të largohem, por mospërgjigjja e tyre për t’i dhënë zgjidhje situatës”, ka thënë Shtubina.
OFERTAT
Kapiteni 30-vjeçar dihet se ka një kontratë me Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm. Por, prishja e saj nuk duket një shqetësim nga ana e lojtarit, që gjatë ditëve të fundit, kur nuk ka dalë në stërvitje me klubin, ka marrë edhe oferta nga një sërë klubesh të Superiores, emrat e të cilëve nuk dëshiron që t’i bëjë me dije.
“Nuk do ta kem problem për t’i dhënë fund kontratës. Gjatë këtyre ditëve që kam qenë larg ekipit, të jem i sinqertë, nuk më kanë munguar ofertat nga skuadrat e Superiores. Mirëpo nuk e quaj etike që në këto momente që nuk kam marrë një përgjigje nga klubi, të futem në bisedime apo qoftë edhe të përmend emra ekipesh.
Prandaj e thashë edhe më lart. Nuk kam pse të pres më shumë se tre apo katër ditë, pasi dua të vendos për të ardhmen time”, ka mbyllur Shtubina. Në rast se lojtari largohet përfundimisht nga ekipi, atëherë situata në kampin kuqeblu do të vështirësohej edhe më shumë./panoramasport/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Korrupsionin nuk mjafton ta mallkojmë, por ta denoncojmë!
Artikull pasardhës: Prinderit e 3- vjecares qe vdiq ne spital: Do te hakmerremi ndaj mjekeve…

TË FUNDIT

vllaznia elbasani 2026

VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5…

ShkodraWeb 15 February, 2026 0
laura colturi 2026

Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant

ShkodraWeb 15 February, 2026 0
emertohet loro borici 2026

VIDEO – “Pagëzohet” stadiumi “Loro Boriçi”, në hyrjen kryesore vendoset tabela me emrin legjendar…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.