
Roma i është kthyer sërish interesimit për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj. Klubi verdhekuq po ndjek prej kohësh situatën e futbollistit të Napolit, i cili nuk po merr përgjigjen pozitive nga klubi i kaltër për rinovimin e kontratës.
Sipas asaj çfarë raporton “Calciomercato”, kryeqytetasit do të tentojnë ta bindin 26-vjeçarin gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, nëse Roma nuk ia del të sjellë Hysajn në “Olimpiko” në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë mundësia e vetme mbetet për verën e 2021-shit, kohë kur mbrojtësit të krahut kuqezi i skadon kontrata me Napolin.
Nëse do të kalojë te Roma, Hysaj do të bashkohet me lojtarin tjetër të Shqipërisë Marash Kumbullën.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!