Nje shqiptar nga Kosova, identifikuar me emrin Bajram Pista, 30 vjecar, është vënë në pranga para katër ditësh në Budva, raporton gazeta malazeze “Vijesti”.
Gazeta shkruan se prangosja e tij është bërë nën dyshimin se Pista kishte shkuar në qytetin bregdetar malazez, i ngarkuar për “të hequr qafe” anëtarin e njërës prej dy klaneve krminale që janë në konflikt.
Jo zyrtarisht, gazetës “Vijesti” i është thënë se inspektorët policorë në Budva janë duke hetuar edhe atë se kush ka qenë në përkrahje të Pistës në këtë qytet, sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.
Sipas gazetës, Pista është arrestuar më 29 prill, në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.