Kapet edhe i arratisuri i dyte, “sebep” per arrestimin u be nje femer…

Pas rreth dy muajsh në kërkim është kapur në Romë shqiptari Osvaldo Marku, i arratisur bashkë me një tjetër të dënuar nga burgu i Civitavecchia më 30 korrik. Shqiptari vuante dënimin për vjedhje e grabitje. Ajo që e tradhtoi dhe çoi në arrestimin e tij, ishte afrimi me një femër me të cilën kishte pasur një marrëdhënie në të kaluarën dhe tek e cila ishte kthyer duke i vajtur pas.
Arrestimi i Markut u bë i mundur nga efektivët e Njësisë Qendrore Hetuese të Policisë së burgut. Marku, 22 vjeç ishte arratisur më 30 korrik nga burgu i Civitavecchia bashkë me të dënuarin tjetër shqiptarë Lekë Luka, 31 vjeç, i cili u kap ditën tjetër pas arratisë. /balkanweb/