Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kapen 1.2 ton droge e nisur per Itali, arrestohen 3 trafikantet

ShkodraWeb 26 July, 2017
Drejtoria Vendore e Policise Vlore njofton: Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për disa shtetas, të dyshuar se po përgatiteshin të trafikonin mbi 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë, në dt. 23.12.2016.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se më datë 23.12.2016 nga ana e punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit Vlorë gjatë patrullimit që ata kryenin në breg të detit mes stacionit te policise kufitare dhe molit qe sherben per ankorimin e anijeve ne Petrolifere është konstatuar një automjet. Në momentin që është afruar policia, personat që kanë qenë në mjet janë larguar me shpejtësi duke lënë mjetin e braktisur.
Në momentin që janë afruar tek mjeti forcat e policisë kanë konstatuar se mjeti ishte një kamion tip frigoriferik, ku pranë tij në tokë janë gjetur pako të mbështjella me natriban. Gjithashtu është vënë re se dhe në brendësi të automjetit ka patur pako të tjera të mbështjella me natriban. Fillimisht për shkak të karakteristikave të pakove të gjetura të cilat janë sekuestruar më pas me cilësinë e provës materiale është dyshuar se në to, të gjendeshin lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga ana e forcave të policisë janë kryer veprimet e para hetimore me iniciativë duke u sekuestruar lënda e dyshuar si narkotike. Në afërsi të mjetit të ngarkuar me lëndë narkotike janë gjetur dhe dy mjete të tjera. Në mjetin kamion janë gjetur 116 njëqind e gjashtëmbëdhjetë pako të mbështjella të cilat pas peshimit rezulton të kenë peshën 1240 kg e 100 gramë.
Duke qene se në afërsi të mjetit tip kamion është gjetur nje karele që transporton mjete ne det, ceshtja eshte regjistruar per veprën penale të Trafikimi i Narkotikëve mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim sipas parashikimeve të nenit 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria për Krime të Rënda ka evidentuar disa persona të dyshuar si pjesëmarrës në këtë aktivitet të paligjshëm dhe ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda caktimin e masës së sigurisë për personat e dyshuar, kërkesa e cila është pranuar nga gjykata. Në zbatim të masave të sigurimit, nga ana e Policisë së Shtetit janë vene ne pranga:
1.Fatmir Face
2.Saimir Osmria
3.Murat Marta
/ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Video/ Kjo eshte “mrekullia” qe ofrojne plazhet shqiptare per pushuesit
Artikull pasardhës: Femija i pare ne bote qe deshmoi ne Hage, 16 plumba dhe shpetoi, sot deputete

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.