Kaos në Itali, tifozët e Juves futen në fushë për të…

Loading...

Juventus A është ndeshur sot me skuadrën e Juventus B. Është një ndeshje tradicionale kjo që zhvillohet midis dy skuadrave të bardhezinjve. Është mbyllur pjesa e parë me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë të Juventusit.

Në këtë ndeshje ka qenë debutues Kristiano Ronaldo i cili ka shënuar dhe golin e parë të takimit. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Kapelini ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Paolo Dibala .

Në këtë pjesë të parë është parë shumë pak nga skuadra e Juventusit B që nuk e ka vënë pothuajse asnjëherë në vështirësi portieri Perin. Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë ndjekur këtë ndeshje duke e duartrokitur Ronaldon në golin e parë me fanellën bardhezi.

Teksa po luhej minuta e 26-të e pjesës së dytë, tifozët e pranishëm për të parë miqësoren, filluan të gjithë të futeshin në fushë, për të takuar idhujt e tyre. Edhe pse u njoftua se ishin marrë masa të forta sigurie, tifozët në Villar Perosa, arritën të çajnë e të prekin nga afër lojtarët e Juves./panorama/

Lini komentin tuaj...

Loading...