Kantautori i mirenjohur Frederik Ndoci, ka humbur sot nje nga njerezit me te dashur, babain e tij. Ka qene vete artisti shkodran ai qe ka bere te ditur lajmin permes nje postimi ne rrjetet sociale.
“Sot vdekja na ligshtoi edhe ne. Baba nuk mujti me i rezistue. Nuk i kam pas aspak te lehta edhe humbjet e prinderve te gjithsejcilit prej jush, por ja qe mu desht me e shkrue edhe un ket lajm.
Ma bani hallall te gjith ju qe keni ardh prej larg e ju qe skeni mujt me ardh per me i gezue prinderit tuej.
Shkoni e perqafoni sa te mundeni se cdo minut asht vone.
Lamtumir Bab! Shpirti yt pushofte ne paqe.”, shkruan Frederik Ndoci. ShkodraWeb i shpreh ngushellime kantautorit te njohur, familjes Ndoci dhe te afermeve te saj.