Personeli i Qendres Shendetësore Vau- Dejës, mund të jetë i infektuar me virusin korona. Atyre u është tefuzuar testi me tampon edhe pse kanë patur kontakt me pacientin 35 vjeçar nga Vau Dejësi që rezultoi pozitiv dhe është tashmë zyrtarisht i prekur. Pohimi vjen nga vetë infermierët, të cilët e kanë bërë denoncimin e rastit në Facebook në faqen e Shoqata e Infermierëve. Personeli shendetësor është i frikësuar më shumë për pacientët e tjerë që mund të infektohen nga vetë ata por kanë shqetësimin e edhe të familjeve të tyre. Do të ishte imediate që ata të bënin testin me tampon për të parandaluar përkeqësim të papritur të sitatës.
“Jemi infermier. E ne asnje moment nuk kemi refuzuar daljen ne pune sepse keshtu jemi betuar ,te sherbejme pa e kursyer veten tone. Por te na fshihet puna qe bejme kete nuk e kishim imagjinuar dot.. jemi infermeret e urgjences ne qendren Shendetesore Vau Dejes. Pacienti i identifikuar me co vid-19 nga Vau -Dejes . Eshte paraqitur 3here ne urgjencen tone me temp te larte. Eshte pritur ne stafi i urgjences se Vau -Dejes, ka marre sherbim shendetesor tek ne nga mjeku i urgjences diten e pare dhe nga infermieret(pa veshje mbrojtese). U paraqit diten e 2 serish me temp te larte dhe ka marre sherbim serish nga infermieret e turnit. U paraqit pas dy ditesh per here te 3 serish ne urgjencen e Vau-Dejesit me temp 39. Nga ku eshte telefonuar nga personeli 127 si rast dyshues. Dhe me urdher te 127 eshte nisur ne shtepi. Pastaj eshte paraqitur ne Shkoder nga ku eshte diagnostikuar me co vid-19. Mos i fshihni kontaktet qe pacienti ka pasur me personelin. Mos e fshihni punen e infermiereve te urgjences se Vau-Dejesit.Mos refuzoni tamponin e personelit. Na pajisni me veshjet e duhura. Co vid-19 po i prek te gjithe. Nuk kane faj familjet tona.Nuk kane faj pacientet e tjere qe ne ti infektojme.”, shkruajnë infermierët e Qendrës Shendetësore Vau dejës. /ShkodraWeb Media/