Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kane ndryshuar procedurat per kete pasaporte, nese doni ta merrni duhet te dini…

ShkodraWeb 24 July, 2017

(Foto ilustruese)

Ndryshimi i pritshëm i Ligjit mbi Natyralizimin, i cili do të hyjë në fuqi nga një janari 2018 dhe pritet të ashpërsojë kriteret, ka bërë që në Zvicër të ketë një rritje rekord të numrit të të huajve që kërkojnë pasaportën zvicerane.
Kështu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasaportën zvicerane e kanë fituar 20.581 persona. Ky numër është për shtatë për qind më i madh se ai në vitin 2016. Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të përmendur të ligjit, pritet me të drejtë që sivjet të shënohet një rekord sa i përket pajisjes së të huajve me shtetësinë zvicerane, transmeton albinfo.ch. si rekord deri më tani konsiderohet ai i arritur në vitin 2006, kur ishin natyralizuar 47.607 veta.
Efekti di të forcohet edhe më shumë nga fakti se qarqet e majta e kanë gjetur të nevojshme që të apelojnë te të gjithë të huajt që të bëjnë kërkesën menjëherë për pasaportë zvicerane, citohet deputeti nga FDP/PLR, Philip Müller. Ai me këtë rast ka parasysh veç tjerash edhe aksionin e kryebashkiakes së Cyrihut, socialdemokrates Corinne Mauch e cila u ka dërguar letra të huajve me lutjen që ata ta shfrytëzojnë periudhën e mbetur për të kërkuar natyralizimin, përcjell albinfo.ch. “Një aksion i panevojshëm. Ata të cilëve nuk u ka lindur vetë kjo ide, duket se nuk janë dhe aq shumë të motivuar për t`u bërë zviceranë”, mendon Müller.
Ngjashëm me zonjën Mauch, madje më parë se ajo, kishin vepruar edhe krerët e kantoneve si Gjeneva dhe Vaudi. Me sukses të plotë. Kështu në Vaud numri brenda gjashtë muajve është rritur për 45 për qind duke arritur në 4343 ndërsa në Gjenevë për 31%, në 2873.
Një rritje por më e matur, është regjistruar edhe në Kantonin e Cyrihut, rreth 4% duke arritur në 3235 brenda gjashtë muajve të parë të vitit. Drejtoresha për çështje të drejtësisë në nivel kantoni Jacqueline Fehr ka thënë se pret një rritje më të madhe gjatë muajve të vjeshtës.
Siç dihet tashmë, ligji i ri për natyralizimin si kusht për këtë akt ka pasjen e lejes së përhershme të qëndrimit (Viza C), për ndryshim nga ligji ende në fuqi, me të cilin shtetas zviceranë mund të bëhen edhe ata të huaj që kanë vizën B ose madje edhe F, me kusht që t`i kenë mbushur 12 vjet qëndrimi në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ligji i ri ndërkaq e mundëson këtë me 10 vite qëndrim (por me vizën C).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Video/ Vdes prezantuesja e njohur, i bie persiper nje peme ne rruge (pamje te renda)
Artikull pasardhës: Deshmia e nenes se 15- vjecares, si ma vrane vajzen para syve

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.