Ish-kryeministri Sali Berisha e interpreton si një skenar apo parodi të gjithë aksionin e policisë për kapjen e disa të dyshuarve për grabitjen në Rinas. Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se ka fakte shkatërrimtare mbi aksionin “Fred Alizoti bis”, në emër të personazhit që u mor si dëshmitar për të hedhur poshtë çështjen e famshme ‘Babale’. Sipas Berishës, policia ka krijuar dëshmitar të rremë dhe fajtor pa faj duke iu referuar Alkond Bengasit, një prej të prangosurve dhe Klement Çalës, i cili është në kërkim për grabitjen.
Madje Berisha thotë se 4 nga autorët direkt të grabitjes janë nga rrethi më i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri kapet në dëshmitë e publikuara në media të Alkond Bengasit, që është bërë bashkëpunëtor i policisë.
STATUSI I BERISHËS
Fakte shkatërrimtare mbi parodinë e operacionit Fred Alizoti bis! Damkoset hetimi me Fred Alizotin bis. Narkopolicia ka krijuar jo vetëm dëshmitar të rremë por dhe fajtor të përhershëm pa faj!
Të dashur miq, panik i madh tek Edvin, Vasal Kimiku, Ndrikull Reformata dhe soji i tyre ka shpërthyer për grabitjen shtetërore të shekullit. Kjo sepse gjashtë nga përgjegjësit direkt të përfshirë në rreth të kuq, katër janë nga rrethi më i ngushte i Edvinit.
Konkretisht, grabitja shtetërore e shekullit ka përgjegjës kryesor Gjeneral Kanabisin, ministër i brendshëm dhe deri pak kohë më parë kryetar i bordit të Aviacionit Civil pra përgjegjësi kryesor për sigurinë e aeroportit, ndrikull Reformaten, Don Agaçion, famozin Enio Bushi, përkatësisht anëtar i bordit te autoritetit të aviacionit civil, aksioner në kompaninë e sigurimeve dhe avokat i Reformatos dhe shumë i dashur i Ramës.
Në fillim Vasal Kimiku dhe jo badiguardi i Eskobarit, lëshoi lajthitjet vetakuzuese me të cilat qeshën dhe vazhdojnë të qeshin edhe sot mediat dhe që faktonte se ishte në tavë. Sipas gjeneral Kanabisit, Muratin e vrau policia paçka se nuk ka asnjë provë të faktojë ketë dhe të hedhë poshtë të vërteten se Muratin e vranë anëtarët e bandës së tij, apo policia veproi shkëlqyeshëm, dhe dukej sikur thoshte ketë sepse policia lejoi përsëritjen copy paste të grabitjes së 30 qershorit të vitit 2016.
Por thagma me e madhe e Vasal Kimikut ishte pohimi i tij se parate jane djegur duke pohuar me kete te fundit se grabitja ishte vetem shteterore, duke ju thene shqiptareve se parate mos na i kerkoni se ato jane zhdukur njelloj si tre heret e tjera, pra per arsye shteterore. Pas diskretitimit te madh me keto pohime dhe deklarata te Rames dhe grupit te hajnave rreth tij dhe meqe ditet kalonin dhe pollet provonin se shqiptaret e tronditur nga grabitja shteterore e shekullit gishtin dhe grushtin e drejtonin drejt Edvinit dhe rrethit te hajnave te tij, per te fshehur gjurmet e grabitjes shteterore u zgjodh dhe u montua me shpejtesi dhe mungese te plote profesionalizmi skema e operacionit tashme te njohur me emrin kod Fredi Alizoti.
Badiguardi i Eskobarit dhe narkos te tjere me uniforme perdoren per skenarin e ri Fred Alizoti bis, elemente te ndryshkur dhe pa asnje vlere te skenarit te “zbulimit” me prova fallco te grabitesve por jo te parave te ngjarjes se qershorit te vitit 2016.
Mbi bazen e Fredi Alizotit bis, Alkond Begos narkopolicia deklaron Klement Çalen si autor kryesor te grabitjes natyrisht pasi e njoftuan te zhdukej sepse do ta akuzonin njelloj si ne rastin e pare paçka se ai rrinte i lire pa i hyre ferra ne kembe, pasi marreveshja ishte per ta akuzuar dhe jo per ta arrestuar perndryshe ai do te zberthente dhe hidhte ne ere kallp operacionin e narkopolicise me te cilin ajo mbulon grabitjen shteterore.
Kulmin parodia me Çalen arriti me proven kryesore qe paraqiten sot per implikimin e tij, e cila sipas tyre ishte nje telefonate e stisur se bashku me vet Çalen midis kunatave te tij, te cilat i thone njera tjetres “qyqja moj moter mos na e vrane Klemin”.
Pasi shpallen Klement Çalen kryesor ne grabitje, narko-s me uniforme gjeten menjehere Fred Alizotin Bis dhe ky ishte i rrethit te keperdorur dhe heren e pare Akond Bengasi puntor servisi, gjeniu i cili nisi te kendoje sipas instruksioneve. Ai nisi te deshmoje per persona te arrestuar grabitjen e vitit 2016 por qe u lane te lire sepse u arrestuan vetem e vetem per te humbur gjurmet e hajnave te shtetit m. Alkond Bengasi jo i stervitur si Fred Alizoti harron ato qe i kane thene te thote. Keshtu ai ne nje rast thote se ai njihte dhe vet Admir Muratin dhe se ate e therrisnin me kod emrin “daja”. Mirepo Bengasi ne rastin tjeter thote se njeri nga kosovaret qe takoi tek Shkembi i Kavajes i therrisnin Daja duke harruar se ishte i porositur te thoshte e therrisnin Baca.
Keto lajthitje dhe deklarata te tjera qesharake per Klement Çalen, te cilin e njoftuan te zhdukej qe ta akuzonin si kryesor ne grabitje njelloj si ne rastin e pare paçka se ai rrinte i lire pa i hyre ferra ne kembe, dhe akuzat dhe arrestimet pa asnje prove te personave te tjere, si dhe deklarata se deri tani kemi zbuluar 17 pjesemarres ne grabitje, ne nje perpjekje kjo per te zevendesuar per momentin me koka te pjekura turku parate e vjedha nga narkoshtetare, bene te domosdoshme gjetjen e nje Fredi Alizoti tjeter pasi deshmive te rreme te Fred Alizotit bis u foli kollaj sapo dolen ne treg.
Lexoni deshmite e qytetareve dixhital per dy prej fajtoreve te arrestuarve te Fred Alizotit bis! sb
Prsh. Doktor pash fotot e te dyshuarve per grabitjen e rinasit njeri per atyra i treti eshte nga elbasani dhe e njo mire dhe e ka emrine edi qorri i therrasin dhe e ka shpine ta lagjia partizani ne elbasan dhe si i thone lagjia banesa dhe ky eshte akuzuar dhe nje her tjeter per grabitjen e rinasit ky eshte nje parazite qe e nje gjithe lagjia ne banesa me par por ky nuk ka shance ta bej kete se e njohin te gjithe dhe eshte e dyta her qe del per kete gje dhe jane deklarime ta kota ose ka bashkunuar me shtetin te mari kete gje persiper ju lutem anonim
Pershendetj Doktor shikoni cfare kane nxjerr
Kan plotesuar grupin Dhe Renaldo Sula ,Saimir Cela jan vetem numer per te plotesuar numrin e autoreve
Avokati kishte fol sot me Renaldo Sula dhe nuk kane asnje prove,asnje akuze konkrete,eshte vetem trillim i ktyre krimineleve qe jane ne krye te shtetit Eshte padrejtesi e madhe kjo qe po bejne.