NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Kanë dërguar 30 mjekë dhe mua më emocionoi shumë kjo gjë”, prezantuesja e njohur italiane falenderon Shqipërinë…

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D’Urso falënderoi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali në ndihmë të stafeve italiane që përballen me pandeminë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e saj me ish-ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, i cili gjithashtu falenderoi qeverinë shqiptare për kontributin, D’Urso tha se “kjo gjë më emocionoi shumë”.

“Dua t’i falënderoj edhe unë. Kryeministri shqiptar tha se ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne edhe pse të vegjël do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë dhe mua më emocionoi shumë kjo gjë. Dua të falënderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë kujtesën e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë fare kujtesë”, – tha D’Urso.


Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali është përshëndetur nga politikanët italianë, medie, por edhe nga shumë qytetarë italianë që kanë shkruar mesazhe falenderimi në rrjetet sociale.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media