
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Në çdo takim, problemet janë të njëjtat, ashtu si për të gjithë shqiptarët.
Zonjat e Lagjes nr. 3 të qytetit, flasin me shumë shqetësimin për emigrimin e fëmijëve, pagat e ulëta, problemet ekonomike të moshës së tretë, kostot e shendetësisë dhe mungesën e efikasitetit të barnave.
Por që të gjitha janë të bindura: Ndryshimi po vjen dhe Shpresa është programi i Partise Demokratike, për të rikthyer djemtë e vajzat pranë familjeve në Shkodër e për të përmirësuar situatën e rëndë ekonomike.