Nga shpallja zyrtare e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, ajo që quhet PD- ja zyrtare e Bashës, nuk ka reshtur të prezantuari kandidatët e 6 marsit 2022, si kandidatë të “shtëpisë së Ilirit”. Sigurisht, mund të konsiderohej taktikë elektorale , meqenëse në Shkodër të paktën, pjesa më e madhe e strukturave demokrate, u rreshtuan në krah të “Foltores” dhe lëvizjes së ish- kryeministrit Berisha.
Mesa duket, është pak më e thellë. Është folur prej kohësh për një bashkëpunim në mes PS- së dhe PD- së zyrtare e mesa duket në Shkodër, kjo po nxjerr indiciet e para. Akuzat e PS- së Shkodër për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, në këtë rast për kandidatin e Shkodrës Bardh Spahia, ngjajnë si dy pika uji me ato të PD- së zyrtare të Bashës.
A është rastësi, pakujdesi apo strategji e përbashkët mes PS- së dhe PD- së zyrtare, mbetet të shihet në ditët në vijim.Më poshtë, keni mundësi ti konstatoni vetë sa të ngjashme janë.
POSTIMI I PLOTË I PS SHKODËR
Ditët e fundit u prezantua në Shkodër kandidati për Kryetar Bashkie, Bardh Spahia. Por në kandidimin e tij mungoi Ilir Meta, që është jo vetëm personi që krijoi koalicionin Shtëpia e Lirisë, por edhe personi që i dha mundësi Bardh Spahisë të garonte.
Pa Ilir Metën, Bardh Spahia nuk do të ishte kandidat, prandaj Bardhi është sot mbi të gjitha kandidati i Ilirit. Pa Ilir Metën Shtëpia e Lirisë nuk do të egzistonte, prandaj kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatët e Ilir Metës.
Ndaj me 6 Mars Shkodra do të votojë Majlinda Angonin, jo Bardh Spahinë, kandidatin e Ilir Metës.