Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kanabisi, reforma në drejtësi, vettingu në polici dhe kokaina…a lidhen bashkë…?

ShkodraWeb 28 February, 2018
kuvendiKokainaPolicia

Nga Blerti DELIJA

Çdokush që ka jetuar në Shqipëri me te drejtë mund të thotë sot: Opozita e ka paralajmëruar se nga kanabisi, vendi ynë po kthehet në tranzit të drogave të forta si kokaina! Sigurisht, pasi është mësuar se në portin kryesor të vendit kanë hyrë as më shumë e as më pak por 180 milion euro vlerë tregu kokainë. Duket se historia përsëritet si me avionët- mushkonja të kanabisit. Por këtë herë, organizatat kriminale kanë tentuar në bëjnë “bingo”.

Nuk besoj se ka shqiptarë që dyshojnë se aktiviteti kriminal, edhe i drogave të lehta e të forta, nuk ka nisur ne 2013- ën me ardhjen në pushtet të Edi Ramës. Pavarësisht se opozita dhe aleatë të Ramës kur janë prishur me të, kanë deklaruar se është përdorues i rregullt edhe i kokainës, nuk mund të marrë i vetëm të gjitha “meritat” e fuqizimit të Shqipërisë në tregun botëror të drogave të forta.

Krimi i parë ka lindur bashkë me dy vëllezërit e parë në botë, Abelin e Kainin. Ky i fundit mbahet përveç se krimineli i parë, edhe vëllavrasësi i parë. Në historinë njerëzore nuk kishte s të ndodhte ndryshe, sepse e mira dhe e keqja janë bashkëudhëtare dhe shumë herë ndahen nga një distancë me e vogël se një fije floku. Kjo për të treguar se jo të gjitha të mirat shqiptarëve i kanë audhur nga një krah i caktuar politik në pushtet dhe anasjelltas, jo të gjitha të këqijat identifikohen me një emër.

Rastësia është mbreti i botës, për atë që nuk është shumë i prirur ti besojë ndërhyrjes hyjnore. Por kur rastësitë apo koencidencat janë aq të shpeshta, atëhere mund të flitet pa frikë për fenomen. I lindur para shumë e shumë kohësh mbase, por i kthyer në trend në një hapësirë të caktuar kohore. E për të qendruar tek droga, po deshët kanabis apo edhe kokaine, justifikimi se “informacioni është mbajtur i fshehur nga shteti” në periudha të caktuara, nuk është shumë i besueshëm.

Për dy arsye kryesore mendoj. E para, nuk ka asnjë kryeministër aq budalla “të ndershëm” që të publikojë apo të fshehë dicka që nuk mund të mbahet vetëm brenda kufinjëve të Shqipërisë. Droga hyn e del nga vendi ynë, në drejtim të vendeve të tjera, të paktën atyre fqinje tokësore apo detare. E dyta, nuk mund të fshihet diçka që vetë ne, i kemi dhënë të drejta aleatëve të na kontrollojnë: kufijtë tokësorë, ajrorë, detarë e kudo.

Nuk e di te saktë (nuk po lodhem të kërkoj në Google) por 613 kg kanabis dhe 613 kg kokainë kanë një diferencë shumë të thellë në çmimin e tregut të drogës. Kompania që sot “ngeci” në port bashkë me bananet nga Kolumbia, ka bërë të paktën edhe 97 rrugë të tjera Kolumbi- Shqipëri. Natyrisht, po flasim për tregti bananesh, edhe pse sot në mes tyre, u gjet edhe pluhuri i bardhë.

Çdokush është i pafajshëm deri sa një gjykatë të shprehet me vendim. Kështu edhe për pronarin e kompanisë. Aq më shumë, kur të arrestuarit hedhin hipotezën (në fakt aspak të besueshme) së organizatat kriminale në Kolumbi mund të kenë ngatërruar konteiner. Pra, duke vendosur 180 milion euro drogë në një konteiner që do të vinte në Shqipëri.

E për të vijuar në këtë logjikë, sipas statistikave ndërkombëtare, jo më shumë se 20% e ngarkesave me drogë arrijnë të kapen nga policitë e vendeve të ndryshme të botës. Duke bërë “avokatin e djallit”, teorikisht i bie që 4 ngarkesa të tilla kanë ikur diku. Pak a shumë mbi 700 milion euro në vlerë tregu.

Tani të ecim me logjikën e asaj çfarë ndodhë në botë. Grupet kriminale rekrutojnë në të gjithë botën punonjes policie për të marrë njëfarë garancie që jo çdo ngarkesë të kapet. Sigurisht në këmbim të shpërblimeve. Është fat i madh që policia jonë sapo ka hyrë në fazën e vetting-ut dhe shpejt do të “pastrohet” edhe nga të inkriminuarit e drogës. Sepse deri më sot, nga 2013 deri në shtator 2017, nuk paskemi patur “policinë që duam”. Përndryshe, pse do të duhej ti nënshtrohej vetting-ut?!

Si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri segmente apo individë në politikë, kanë etje për pasurim me çdo mënyrë. Ardhja në pushtet, është një mundësi e “artë” ka ata pa ngurrim e shfrytëzojnë. Por në Shqipëri, nuk e kanë të lehtë. Reforma në drejtësi apo “kryereforma” pa më të voglin dyshim, “do të ndajë shapin nga sheqeri” apo “kokainën nga kanabisi”. Ose më saktë… Por është fat i madh vertetë. Ja pra që gjërat lidhen! ©ShkodraWeb

Post navigation

Previous: Ironia therëse e ish- deputetit: Durrësi qenka zbardhur sot…sa palë zgjedhje blihen me 180 milion euro…
Next: Prokurori Antimafia i Italisë: Nuk kemi asnjë meritë për kapjen e 613 kg kokainë, rezultati i parë i policisë shqiptare…

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.