
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, me një karrierë 10 vjeçare në boksin profesionist, me 19 fitore do të jetë përsëri në ring ditën e shtunë, me 5 prill 2025, kundër boksierit nga Kili, Gerardo Mellada me 12 fitore dhe 3 humbje.
Jurgen Uldedaj, aktualisht është boksieri shqiptar më i suksesshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. Ai është pjesë e aktivitetit të klubit anglez, që është numëri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me promotor Frank Warren.
Ndeshja do të zhvillohet në “Co-op Live Arena” në Manchester, Angli. Kjo është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.