Kampioni Hysa: Fitorja e titullit ne boks eshte detyre shtepie per Vllaznine!

Fitorja e titullit të 21-të kampion sivjet është detyrë shtëpie për ekipin e Vllaznisë sepse kampionati zhvillohet në Shkodër dhe suksesi duhet të jetë i sigurtë, natyrisht edhe me ndihmën e tifozëve shkodranë. I këtij mendimi është kapiteni i ekipit Nelson Hysa i cili në një prononcim për televizionin Rozafa shpreh bindjen tek suksesi i rradhës për boksin shkodran. Ndërkohë përveç titullit si ekip, Hysa e pret me shumë interes këtë kampionat sepse ka edhe një objektiv personal për të arritur. Ndeshjet e ditës së parë do të startojnë të mërkurën në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe do të transmetohen drejtëpërdrejtë nga televizioni Rozafa për të gjithë shikuesit e tij. /rozafa.tv/