FOTO/ Kampion në fushë e shembull jashtë saj, mbrojtësi shkodran i kombëtares nderohet nga komuna italiane

Marash Kumbulla duket se ka fituar jo vetëm zemrat e disa klubeve të njohura në Itali, por edhe ato të qytetit ku u rrit. Mbrojtësi shqiptar vlerësohet shumë nga ambient në Verona, ndërsa së fundmi ka marrë edhe një nderim nga kryetari i komunës Castelnuovo del Garda, vend në të cilin Kumbulla është rritur.

Kështu Giovanni Dal Cero, e ka vlerësuar futbollistin kuqezi për debutimin në Serie A si dhe sezonin që ai është duke zhvilluar. Sipas Dal Cero, Kumbulla ka arritur që ëndrrën e tij ta bëjë një realitet përmes sakrificës apo vendosmërisë dhe një gjë e tillë vlen të vlerësohet.

Ndërkohë, futbollisti shqiptar është ndjerë tepër i nderuar për këtë gjë, teksa shprehet: “Një nder i madh për mua, shpresoj të jem një shembull për shumë djem që kanë këtë ëndërr”.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal