Eshte kthyer ne reaksion zinxhir pergenjeshtrimi i drejtuesve te shkollave ne territorin e Bashkise Shkoder lidhur me vendosjen e kamerave te sigurise nga institucioni i pushtetit vendor. Pas shkolles se mesme artistike “Prenke Jakova”, asaj 9- vjecare “Branko Kadia”, duket se edhe dy gjimnaze te rendesishme te Shkodres jane ne te njejten linje. TV1 Channel referon se “Edhe dy drejtoreshat e shkollave te mesme, Jordan Misja dhe 28 Nentori pergenjeshtrojne bashkine Shkoder.
Kamerat i vendosem me kontribut te prinderve dhe ministrise, bashkia te pergenjeshtroje deklaraten e dhene. Nuk ka asnje kontribut bashkia ne vendosjen e kamerave te sigurise.”. Nuk eshte e qarte se pse Bashkia Shkoder u “nxitua” te pohoje vendosjen e kamerave te sigurise nga ana e saj ne disa shkolla nen juridiksionin e saj, sic edhe duket se ka nje “orientim” qe shkollat ta pergenjeshtrojne Bashkine e Shkodres lidhur me kete proces. Ne pamje te pare duket nje teme “e lehte”, por realisht eshte mjaft e rendesishme se ka te beje me sigurine e nxenesve ne shkollat publike. @ShkodraWeb
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!