Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Kambanë alarmi, t’i jepet fund presionit…”, raporti për lirinë e medias, reagon presidenti Meta…

ShkodraWeb 4 years ago

Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias. Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend. Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Neni 49 i Traktatit të Lisbonës e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj. Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.

Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cenuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.?? /Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir META/

Continue Reading

LAJM PARA: “Ka njëmijë e një arsye për të marrë qeverinë por nuk ua tregoj unë…”, kryeministri i përgjigjet Hajdarit: Shqiptarët nuk i gënjen dot…
LAJM PAS: “S’ka media të shantazhuar…”, kryeministri Rama reagon për raportin e lirisë së medias: Për virgjëreshat që bëjnë moral…

TË FUNDIT

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…
  • Kryesore

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

7 hours ago
KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…
  • Aktualitet

KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…

10 hours ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

14 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

5 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

20 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.