“Kam qënë i dëmtuar dhe nuk jam stërvitur pardje”, ishte hero në Hungari, Broja: Trajneri më pyeti nëse doja…

Shqipëria ia doli të marrë një fitore historikë ndaj Hungarisë në transfertë. Djemtë e Edi Reja triumfuan 0-1, në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022. Për të parë golin na duhej të prisnim 80 minuta lojë. Broja bëri mjaft mirë, duke dërguar topin në rrjetë. Pas takimit për mediet foli autori i golit, Armando Broja.

“Kam besim gjithmonë. Kam dëshirë të bëj gola. Jam i kënaqur për ekipin dhe për veten. Kam qënë i dëmtuar dhe nuk jam stërvitur pardje. Trajneri më pyeti nëse  doja të futesha dhe i thashë që po. U futa me besimin për të bërë golin.


Do ta shikoj në stërvitje nesër sesi do shkojnë gjërat. Besojmë te vendi i dytë. Kjo është gjë e madhe për Shqipërinë, pasi nuk jemi vend i madh. Tani duhet të jemi me këmbë në tokë për Poloninë” – tha ai.