Shkruan në Facebook Mirela Dodaj, e sapo emëruar bashkëkryetare e PS Shkodër bashkë me Hilmi Lakti, kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër: Ky është një moment i rëndësishëm në jetën time që dua të ndaj me ju miq.
Besimi që më dhanë anëtarët e Partisë Socialiste, besimin që më dha komisioni drejtues për zgjedhjet në Partinë Socialiste! Jam e lumtur, por nga ana tjetër e ndjej përgjegjësinë e madhe që ju më keni dhënë bashkarisht për të qënë në krye të familjes tonë.
Drejtimi i Partisë Socialiste nuk është i thjeshtë, përkundrazi shumë sfidues por me forcën e një gruaje, energjinë e një të riu, maturinë e një nëne, kontributin e një anëtari partie disavjeçar dhe eksperiencën e një drejtuesi(menaxhuesi), çdo përballjeje mund t’i dilet mbanë.
Jam e ndërgjegjshme që Partia Socialiste Shkodër ka ecur para dhe ka bërë hapa shumë pozitiv. Besoj që kam energjinë, vizionin dhe vullnetin për t’iu përgjigjur kësaj sfide jam e gatshme të marr përgjegjësinë e madhe dhe nderin të drejtoj Partinë Socialiste Bashkia Shkodër.
Jam e lumtur për besimin, ndërkohë që rruga jonë nis që sot për të ecur përpara me vizionin dhe çdo sfidë që na del përpara. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. Faleminderit të gjithëve