Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Real Story”, në News 24 ka refuzuar të bëjë koment për situatën aktuale në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit. I pyetur nga gazetari Sokol Balla se cili ishte mendimi i tij për këtë situatë, Rama u përgjigj:
“Ju vjen keq juve që të mos kem asnjë koment për këtë sepse kam çështje shumë më të rëndësishme. Si kjo që kemi këtu për shembull”.
Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmjen e djeshme. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallën ku u mbajtën 12 orë diskutim, ndërsa votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.