“Kam bërë dy tampone deri tani…”, kryebashkiaku i Lezhës reagon pas lajmit se dy nënkryetarët janë me Covid-19

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se ka rezultuar negativ në testet për Covid-19 dhe se deri më sot ka kryer 2 teste.


Në një publikim në rrjetet sociale, ish- deputeti i PS, ka reaguar pas lajmit të një dite më parë se dy nënkryetarët e Bashkisë së drejtuar prej tij ishin të prekur me korona virus.

“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone !”, shkruan Ndreu.

ShkodraWeb Channel