Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kam bërë 8 role në 8 shfaqje të ndryshme në Teatrin ‘Migjeni'”, u largua nga puna, reagon aktori Doda

ShkodraWeb 29 July, 2025
vladimir doda

Dje isha në takim zyrtar për largimin tim nga puna si aktor i trupës së Teatrit Migjeni. Pas gati 6 vitesh që jam kthyer në Shqipëri dhe kam filluar të bashkëpunoj si aktor, dhe mëpas i punësuar me kontratë të përhershme.

Jam Vladimir Doda, 42 vjeç, aktor. I diplomuar fillimisht në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe mëpas në Civica Accademia Nico Pepe, Udine.

Kam ndjekur specializime pasuniversitare pranë CTA La Sapienza, Centro Teatrale Santa Cristina (Perugia), ERT Emilia Romagna Teatro (Modena), Accademia Teatrale Veneta (Venezia) etj. Kjo është një përmbledhje e formimit tim profesional.

Përpara se të kthehesha përfundimisht në Shqipëri në vitin 2019, kam performuar kryesisht në Itali, por edhe në Francë, Rusi, Poloni dhe Rumani.

Gjatë kohes në Teatrin Migjeni kam bërë 8 role në 8 shfaqje të ndryshme ndër vite brënda si pjesë e trupës. Si regjisor dhe autor kam vën për herë të parë një shfaqje të Commedia dell’Arte me 10 aktorë të rinj, tekst original me subjekt shqiptar dhe regji timen. Një shfaqje në rastin e koliqianes me trupë mikse (aktor profesionist dhe amator). Kam vën në skenë si regjisor dhe autor 5 shfaqje me dramaturgji origjinale apo përshtatje, me të rinjt e gjimnazeve të Shkodrës (Shkolla austriake, Jordan Misja, Hamdi Bushati dhe Oso Kuka). Natën e tërmetit të 26 nëntorit të 2019, kam qenë në dhomën time në teatër duke shkruajtur deri 6 të mëngjesit . Në korrik të 2020 jam infektuar me covid ndërsa provoja për një shfaqje me regjisorin Kushtrim Bekteshi (i vetmi regjisor shqiptar qe ka bër audicion në 5 vite), gjithmonë brenda Teatrit Migjeni. Gjatë këtyre viteve jam ftohur dy herë gjatë periudhës së provave në dimër, për kushtet e teatrit nuk po hy të shkruaj. Kjo për sa i përket aktivitetit brenda Teatrit Migjeni.

Në takimin me Drejtoreshën e Kulturës znj. Sara Smaja, më është komunikuar se treguesit për matjen e performancës (si punonjës në varësi të Bashkisë) janë numri apo sasia e roleve, përkatësisht 2 role në 2 vite dhe 0 në gjysmën e këtij viti. Por audicione nga regjisorët shqiptar nuk janë mbajtur gjatë kësaj periudhe. Dy audicionet nga regjisorët e huaj ku unë kam marrë pjesë i kam fituar. Kolegut Simon Shkreli nuk i është dhën as mundësia për të marrë pjes në audicion me limitin e moshës ne njerin prej rasteve. Duke filluar nga janari i 2023 dhe në vazhdim. Të vetmet audicione – pra konkurs i hapur ku një aktor konkuron me aktore të tjerë për rolin që i jepet nga regjisori – për shfaqje që janë zhvilluar në Teatrin Migjeni dhe na janë ofruar si aktor nga janari i vitit 2023, janë shfaqja “Vizita” e Davide Iodice dhe shfaqja “Opera për 3 grosh” e regjisorit Kuniaki Ida. Shfaqja e regjisorit Davide Iodice prej 2 vitesh, numëron tashmë mbi 15 repriza dhe 4 festivale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe une vazhdoj te jem pjese.

Jashtë Teatrit Migjeni kam vën në skenë me organizata, apo ente teatrore të tjera, 3 shfaqje me të rinj të Lezhës dhe Kurbinit, dhe me profesionistë në Durrës dhe Tiranë. Shfaqjen “Mede(a)t!” vitin e kaluar e kemi dhën në Tiranë, Shkodër, Rrëshen, Rrogozhine dhe Lezhë, pra dhe qytete ku teatri lëviz më pak. Ashtu siç kam qenë pjesë në produksione kinematografike të ndryshme, vit pas viti, monologje, lexime skenike etj. Për CV nuk po zgjatem më por gjehet fare lehtë online, ashtu si gjithë aktiviteti im.

“Mungesë efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësie në punë” është arsyetimi i letrës nga drejt. Sara Smaja.

Sara Smaja u mundua dje të shkarkonte (formalisht fajin) tek kryetari dhe të dy po thonin: “mos e merr personale dhe as si politike”, gjë që unë as nuk e kisha përmendur deri aty. Unë i takoj njerëzit nuk e kam problem, dhe ua them gjërat përballë, ashtu si në këtë rast ua thashë se po gaboheshin.

A e kan personale? Nuk e di, nuk kam pasur kurrë as përplasje as debate me të por kam shprehur rezervat e mia kur kandidoi per drejtor teatri.

A eshte vendim politik? Gjykojeni vete. Kryeministri u ka dhën urdhër largimesh, ashtu siç në shkallë më të zvogluar kryetarët dhe drejtorat justifikohen me të njëjtën metodë.

Kam qenë gjithmonë kundër këtij regjimi (se minimumi diktaturë mikse është). Ndër vite kam protestuar brënda mundësive të mia. Që nga protesta e armëve kimike e deri te protestat e studentëve në 2018, që nga protesta për TK dhe deri në menaxhimin e Pandemisë, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, abuzimet me kullat dhe aferat korruptive të ndryshme. Me modesti në 50-60 % të protestave jam përpjekur të jem si qytetar. Nuk kam pasur kurrë tesër partie, kam kërkuar atë të simpatizantit për të votuar në zgjedhjet për Rithemelimin e PD. Po e kam bërë dhe i qëndroj akoma sepse besoj në parime, dhe dëmi (kuptohej) po i bëhej Shqipërisë dhe jo thjeshtë PD-se. Ashtu siç kam qenë komisioner në zgjedhjet e fundit ne Lezhe sepse në raste të vështira duhet dhën kontribut qytetar.

Po, unë jam profesionist i fushës time. Aktor në radhë të parë, pastaj regjisor. Di të bëj punën time dhe e bëj me dëshirë kur më krijohen kushtet minimale. Di të shkruaj një dramaturgji, në modestinë time, dhe e kam dëshmuar se di te punoj shumë mirë. Kam drejtuar të rinj, apo amator dhe profesionista në skenë. Di edhe të lidh dritat vetë po qe nevoja. Nuk kam refuzuar punë nga istitucioni ku kam punuar, madje kam propozuar vazhdimisht. Nuk kam mungesa në punë ashtu siç nuk kam pasur pretendime për sa i përket kushteve të teatrit por kam shprehur ankesat e mia për përmirësim.

Mjaft me fasada se po bëni shtet. Jeni thjeshtë njerëz të ulët dhe po krijoni breza monstrash me shembujt që jepni.

Sot pushohem nga puna nga znj. Sara Smaja, një e frustruar që ka dhën dorëheqjen pas disa vrejtjesh kur ka punuar vete si aktore në Teatrin Migjeni. Formalisht as këtë nuk e bëri me mua. Jam kthyer në Shqipëri si relativisht i ri (36 vjeç asokohe) mund edhe të rilargohem në moshën 42 vjeçare.

Nuk kam parti prapa, kam bindjet e mia dhe, sidomos, nuk pajtohem me mënyrën si qeverisni dhe drejtoni këtë vend. /Nga Vladimir DODA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Do jem përballë padrejtësisë që më është bërë”, pas nisjes së procedurave për shkarkim si aktor në “Migjeni”, reagon gazetari Shkreli
Next: VIDEO – “Zgjerimi i rrugës dhe ndërtimi i këmbëve të reja të urës”, hyrja e Shkodrës, Beci tregon ecurinë e punimeve

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.