
Shërbimi i internetit të Vodafone 3G dhe 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksionon, ndërsa përdoruesit nuk aksesojnë dot internetin. Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme dhe komunikimin.
Shqiptarja.com tentoi të kontaktojë një numër telefoni të afishuar nga Vodafone, por rezultoi i fikur. Ndërsa në tentativë për të komunikuar me shërbimin e klientit që është falas (140), në mënyrë elektronike konfirmohej problemi se interneti ka probleme.
“NE PUNOJMË ÇDO DITË PËR TË OFRUAR NJË EKSPERIENCË FANTASTIKE TË SHËRBIMEVE TONA, NDAJ MOMENTALISHT MUND TË HASNI VËSHTIRËSI ME NAVIGIMIN NË INTERNET, DO JU MBAJMË NË KONTAKT”, THUHET NË AUDIO.
Prej shumë e shumë kohësh, kompania Vodafone është kryefjalë e ankesave të qytetarëve të ndryshëm. Problemet nuk kanë të sosur, ndërsa kjo kompani vihet nën akuzë nga klientët e saj edhe për zhdukjen e megabajtëve dhe minutave që abonentët kanë sipas kontratave individuale.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!