Një aksident me vdekje ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Tirane. Sipas te dhenave te para behet me dije se makina ka përplasur për vdekje një këmbësor, teksa ai ishte duke kaluar rruges.
Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Laprakës. Behet me dije se këmbësori,Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962, u përplas teksa po kalonte pranë vijave të bardha.
Nga të dhënat e para mësohet se një makinë tip BMW me targë AA 475 OK, me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj, ka përplasur këmbësorin teksa po kalonte në vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po heton per shkakun e aksidentit.