Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kallëzim në prokurori për 18 grupe numërimi, mes tyre tre grupe në Shkodër që i shtuan vota Zef Hilës me 25 prill

ShkodraWeb 4 December, 2021
celibashi zef hila

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të bëjë kallëzim në Prokurori për 67 anëtarë të 18 grupeve të numërimit në të gjithë Shqipërinë, pasi dyshohet se kanë manipuluar rezultatin për kandidatët.

Nga procesi i rinumërimit paszgjedhor të 10% të kutive të votimit rezultoi se në procesverbalin final, që u certifikua si rezultati final, kishte diferenca të papërfillshme sa u përket subjekteve partiake. Diferenca më të shumta kishte brenda partisë dhe që lidhej me votat preferenciale. Kështu, anëtarët e tri grupeve të numërimit në Shkodër do të ndiqen penalisht pasi i dhanë më shumë vota në rezultatin final kandidatit të PD-së Zef Hila sesa kishte në kuti.

“Në total si numër janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit. Pra, në 18 grupe numërimi. Emrat e 67 anëtarëve do të shkojnë në prokurori. Të gjitha shkeljet që karakterizohen në shkelje të natyrës penale kanë të bëjnë në diferencën të fletëve të votimit në rezultatin për kandidatin, jo për partitë politike. Diferencat janë të papërfillshme.  Ndërsa për kandidatët shkojnë nga 1 deri në 60 fletë për një kandidat më shumë apo më pak”, tha dje kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve.

Ai sqaroi se pas procesit të verifikimit paszgjedhor janë gjetur parregullsi në rezultatin kryesisht për kandidatët për votat preferenciale. Sipas Celibashit, KQZ nuk ka kapacitete hetuese, ndaj për rastet që ka pasur diferenca të theksuara është vendosur që të bëhet kallëzim penal për të gjithë grupin e numërimit në qendrën përkatëse të numërimit.

“Ne nuk jemi në kushtet për të hetuar dhe verifikuar se cilët anëtarë të grupit X të numërimit që ne po referojmë në organet e prokurorisë janë përgjegjës për këtë parregullsi. Do t’i takojë prokurorisë, që përmes procesit të hetimit penal, të konkludojë nëse janë të gjithë, 4 anëtarët e grupit, përgjegjës apo njëri prej tyre. Pavarësisht se rezultati është në favor të një kandidati apo të një kandidati tjetër. Ligji o ngarkon të gjithë me përgjegjësinë për ta kryer këtë detyrë. Shkeljen e kanë kryer të gjithë apo njëri prej tyre, këtë do ta hetojë dhe verifikojë prokuroria”, vijoi Celibashi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gazetari shkodran Ergys Kavaja merr çmimin e parë në “Art Without Limit International Film Festival” në Prishtinë
Artikull pasardhës: “BETEJA” E DOKUMENTEVE – “Fytyra e vertetë e Enver Hoxhës”, pas publikimit nga Braçe të dokumentit për Qazim Mulleti, reagon historiani

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.